Shpallet projekti fitues për Bulevardin e Tiranës

Projekti fitues është i kompanisë Grimshaw. Kryebashkiaku Basha tha se nga ndërtimi i kësaj vepre punësohen mijëra njerëz, ndërsa do të përmirësohet ndjeshëm edhe gjetja e trafikut në Tiranë.
“Në themel të këtij procesi qëndronte dëshira, vizioni dhe vullneti ynë, për t’i dhënë Tiranës më të mirën, një zhvillim të denjë për një kryeqytet modern dhe europian, për të implementuar në qytetin ku jetojmë standartet më të mira të arkitekturës, të zhvillimit urban, të cilat do të garantojnë cilësinë e jetës dhe të na bëjnë krenarë për të paktën 50 vitet e ardhshme, për zgjidhjen që i dhamë këtij projekti madhështor, 1/5 së qytetit tonë dhe në fakt të gjithë qytetit tonë dhe kryeqytetit të shqiptarëve.
Ky projekt ka një rëndësi akute, të menjëhershme, pasi zbatimi i tij do të thotë ndërtimi i një poli të ri ekonomik, që do të hapë mijëra vende pune, përmirësimin e të gjithë parametrave të cilësisë së jetës, nëpërmjet aksesit të paimagjinuar të qytetarëve në të mira të tilla si hapësira publike, zona rekreative, parqe të gjelbra dhe rizbulimin nga qytetarët e Tiranës të dy aseteve të fshehura që nga krijimi i qytetit, lumi i Tiranës dhe Parkut të ri të Paskuqanit, përmirësimin e trafikut, krijimin e hapësirave për zhvillim të qëndrueshëm urban, pra vendosjen përfundimtare të Tiranës, në trajektoren e një qyteti modern europian, të denjë për sfidat e shekullit të 21-të” , u shpreh z.Basha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se brenda vitit, pritet të përfundojë projekti i detajuar, ndërsa sëbashku me institucione të tjera do të fillojë zhvendosjen e shinave të Trenit dhe shtyllave të tensionit të lartë. “Projekti i Bulevardit është pjesë e rëndësishme, një katalizator i Planit të Përgjithshëm Rregullues që do të shpaloset para qytetarëve të Tiranës ditën e premte, duke bërë që në një hark kohor prej 10 muajsh, ne të arrijmë t’i japim qytetit tonë një plan të qartë zhvillimi dhe zgijdhjen që i ka munguar prej gati 22 vjetësh” – theksoi Kryebashkiaku Basha.
Përfaqësuesi i Grimshaw, Neven Sidor, shprehu angazhimin për t’i bërë pjesë të projektit, të gjithë sugjerimet dhe për të vijuar këtë “udhëtim të mrekullueshëm”, sipas tyre. “Jemi mjaft të gatshëm të dëgjojmë dhe të presim e përcjellim të gjithë gjërat që do të zulojmë, në atë që unë shpresoj se do të jetë një “udhëtim i mrekullueshëm. Ju faleminderit shumë për besimin!”, u shpreh z. Sidor.
Për më tepër rreth projektit firues, mund të vizitoni fotogalerinë.
/Start/
2012-05-16 12:33

Building Tirana's Green Future Competition. Grimshaw Architects from Housedada on Vimeo.
2012-05-16 12:33