E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia heq pensionet ne Shqiperi

/ /

Sipas ketij vendimi behet pothuaj e veshtire qe minoritaret greke ne Shqiperi te perfitojne pensionet qe kane marre nder vite duke filluar nga 250 deri ne 480 euro. Qeveria e Papandreut e ndodhur ne kushte te veshtira per te menaxhuar financat e shtetit eshte detyruar te nderprese mbeshtetjen financiare me pensione.
Vendimi
Vendimi i Institutit perkates OGA i cili ka nisur zbatimin nga data 1 nentor e ketij viti percakton qe minoritaret greke ne Shqiperi nuk mund te terheqin me pensionin e tyre me prokure sic kane bere deri tani. Sipas vendimit minoritari duhet te jete banor ne shtetin grek dhe nese nuk paraqitet ne 10 ditet e para te muajit pensioni i digjet dhe nuk i jepet. Deri me sot pensionistet minoritare qe mendohet te jene rreth 25 mije perfitues percaktonin nje person me prokure i cili u terhiqte parate ne zyrat perkatese te pensionit. Por vendimi i OGA-s percakton se nuk do te jepet me pension me prokure dhe se pensionisti duhet te paraqitet personalisht brenda 10 diteve te para te muajit ne zyrat perkatese ne Greqi per te marre pensionin. Kjo e ben pothuaj te pamundur terheqjen e pensionit nga minoritaret pasi u duhet te udhetojne cdo muaj per ne Greqi. Ne rast se minoritaret perfitues nuk shkojne te terheqin pensionin atehere ai digjet dhe nuk u jepet. Ky vendim pritet te bllokoje ne menyre masive dhenien e pensioneve per minoritaret shqiptare. Arsyeja mbetet kriza greke financiare e cila eshte detyruar te nderprese praktiken e shperblimit me pensione ekstra per minoritaret greke ne Shqiperi e cila shpesh ka pasur akuza se jane perdorur per te rritur numrin artificialisht te minoritareve ne Shqiperi. Vendimi i OGA-s i eshte shperndare te gjitha prefekturave ne Greqi dhe u eshte bere me dije edhe punonjesve te zyrave te shperndarjes se pensioneve. Ju lutem te vini ne dijeni te gjitha deget e zyrave te shperndarjes se pensioneve dhe zyres se postave per zbatimin e ketij urdhri thuhet ne vendim me firmen e drejtorit te OGA-s Stefanos Rizos. Ky udhezim ben te pamundur qe minoritaret te perfitojne pensionin nga shteti helen sic e kane perfituar te pakten keto 15 vitet e fundit.
Rregullat e reja
Tashme ne baze te rregullave te reja pensionistet minoritare duhet te paraqesin edhe dokumente qe vertetojne banimin e tyre te perhershem ne vendin fqinj. Keto dokumente mungojne per nje pjese te mire te minoritareve greke ne Shqiperi. Pervec procedures minoritaret duhet te plotesojne edhe nje mori dokumentesh. Atyre u duhet te dorezojne vertetimin e kombesise greke. Me tej duhet pajisja me karte te homogjenit deklarate e autoriteteve tatimore greke nga aplikuesit e rinj. Perfituesit e deritanishem duhet te paraqiten edhe me shume dokumente te tjera qe vertetojne se perfituesi eshte me banim te perhershem ne Greqi se ka nje banese apo nje kontrate qiraje se paguan taksat dhe detyrimet e tjera qe paguan nje qytetar grek. Kriza ekomomike ne shtetin fqinj duket se e ka detyruar Greqine te jete me doreshtrenguar me minoritetin etnik ne Shqiperi. Pensioni jo me shume se 1 per familje

Ne fillim te vitit 2010 kur shteti grek ndodhej ne mes te krizes financiare Instituti i Sigurimeve Shoqerore qe mbulon te punesuarit ne bujqesi dhe minoritaret greke ne Shqiperi OGA mori nje tjeter vendim. Sipas ketij vendimi ne nje familje minoritaresh qe perfitoheshin disa pensione do te kishte shkurtime duke bere qe vetem 1 person ne familje te merrte pension. Ne rast se ne familje kishte nje cift perfituesish pensioni do te hiqej per njerin prej tyre dhe do te mbetej vetem pensioni me i larte per njerin prej bashkeshorteve. Reduktimi i ketyre pensioneve eshte cilesuar si nje barke shpetimi per qeverine greke dhe financat e saj sipas analisteve financiare greke. Mediat ne Greqi shkruajne se perfituesit e pensioneve do te jene te goditurit e pare per shkak se qeveria greke duhet te ule ne mase drastike per shperblime nen kushtet e presionit te nderkombetareve. Shkurtimi i shpenzimeve buxhetore preku menjehere mijera qytetare shqiptare me kombesi greke por edhe shume shqiptare te tjere qe mendohet se perfitojne nga keto pensione duke marre statusin e homogjenit ne menyre abuzive e politike. Nga skema suplementare e pensioneve e praktikuar nga Banka Bujqesore Greke nje pension i cili sipas rastit varion nga 250-480 euro ne muaj mendohet te jete dhene edhe per shume shqiptare te konsideruar si minoritare. 10 dite afat per pensionin

Sipas rregullave te reja nese pensioni nuk terhiqet brenda 10 diteve nga fillimi i muajit atehere ai digjet cka do te thote se minoritaret greke te Shqiperise do te humbasin mundesine e marrjes se pensionit nese nuk shkojne cdo muaj ne zyrat e OGA-se gjithnje te shoqeruar me dokumente zyrtare te cilat vertetojne se ata jane banore te perhershem te shtetit grek dhe se nuk banojne ne Shqiperi Greqia nen presion per uljen e pensioneve

Shteti grek eshte ndodhur nen presion te thelle nga Bashkimi Europian dhe organizatat e tjera nderkombetare financiare per uljen e shpenzimeve. Mes tyre shteti u detyrua te ule pagat dhe pensionet per te gjithe administraten e larte ushtrine por edhe pensionet qe konsiderohen si te larta. Greqia eshte nder te paktat vende qe ka edhe page te 14-te per punonjesit e vet si dhe pushime te sterzgjatura. Sipas te dhenave te nje gazete greke qe i referohet gazetes prestigjioze Financial Times gjate dekades se fundit kostoja e punes per njesi prodhimi ne ekonomine greke eshte rritur me 40 per qind dhe per kete shkak nga ekspertet perendimore zgjidhja kryesore e krizes financiare ne Greqi mund te vije vetem nga ulja e pagave pensioneve dhe shperblimeve suplementare te cilat kapin shifra katastrofike.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›