Kosovë, Gjermania zgjat misionin e saj, shkak serbët
Parlamenti gjerman pritet të vendosë sot për zgjatjen e misionit të tij në Kosovë. Sipas deklaratave, ushtarët gjermanë do të qëndrojnë në shtetin e ri të Kosovës deri në Qershor të vitit 2009, vendim ky që ka ardhur si pasojë e tensioneve në provincat serbe. Aktualisht Gjermania ka rreth 2870 trupa në Kosovë, nën udhëheqjen e misionit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, KFOR. Ndërkaq, parlamenti do të diskutojë edhe në lidhje me dërgimin e 180 policëve në kuadër të misionit të BE, Eulex. Kosova u bë shtet i pavarur në shkurt, dhe që atëherë forcat ndërkombëtare janë përballur me sulme dhe trazira nga banorët serbë të Kosovës, sidomos në qytetin e Mitrovicës. Sipas burimeve, NATO do të vazhdojë misionin paqeruajtës në Kosovë, të paktën edhe për 5 vitet në vazhdim.