Trafiku i armëve, prangosen 2 anëtarë të një bande
Janë vënë sot në pranga nga policia e Durrësit, dy shtetas të cilët mendohen se janë pjesë e një grupi trafikantësh armësh. Në operacionin e koduar ‘Shkozeti’, u arrestuan konkretisht Fatmir Ramaj, 40 vjeç nga Mamurrasi dhe banues në Shkozet si dhe Fisnik Gashi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras. Pas arrestimeve janë bërë kontrollet në shtëpitë e tyre në Mamurras dhe Shkozet, ku janë gjetur 5 copë pistoleta zastava, 3 pistoleta bereta , 3 krëhëra me nga 30 fishekë automatiku, 260 fishekë automatiku, një çantë e zezë, 3 granata dicensive dore etj. Armët mendohet se vijnë nga ish-jugosllavia për tu tregtuar në perëndim. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.