Nju Jork gjendet ne makine trupi i ngrire i emigrantit shqiptar

Viktima Argent Dyryzi 31 vjec nga Tirana. Flet e dashura dhe banoret e lagjes qe e njihnin
Nje 31-vjecar nga Tirana emigrant prej disa kohesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte gjetur i vdekur ne Nju Jork brenda ne automjetin e tij. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare ne mediat amerikane sipas te cilave viktima eshte Argent Dyryzi i cili eshte gjetur i vdekur ne makinen e tij ne lagjen Astonia Kuins ne Nju Jork Siti. Sipas medieve amerikane referuar te dhenave te para te policise qe aktualisht po merret me hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes mesohet se trupi ishte gjetur gjysme i ngrire dhe nuk ka shenja te traumes. Ne vendngjarje policia amerikane tha se trupi ishte gjetur gjysme i ngrire dhe nuk ka shenja te traumes sipas nje zyrtari te zbatimit te ligjit me njohuri te hetimeve te kesaj natyre i cili foli me kusht te anonimitetit per shkak se hetimet po vazhdojne. Ai u tha gazetareve se autopsia ka perfunduar te shtunen. Ne duhet te bejme disa analiza te metejshme per toksikologji per te percaktuar shkakun e vdekjes - ka thene Ellen Borakove nje zedhenese dhe pedagoge e qytetit ne Fakultetin e Mjekesise e cila punon per policine.
Banoret
Banoret e kesaj lagjeje thane se automjeti i tipit BMW ngjyre blu e erret ishte fundjaven e kaluar i parkuar ne nje cep te rruges ne lagjen Astoria te Kuinsit mbasi aty ishte i parkuar disa dite pa verejtur asgje te cuditshme brenda saj. Te pyetur nga policia disa prej tyre jane shprehur se makina e parkuar ne 28 Street qendronte aty per me shume se dy dite dhe pa u verejtur ndonje gje e vecante. Ne te njejten kohe disa miq te tij thane se kishin qene te shqetesuar per zhdukjen prej dites se merkure mbasi ai ishte te nje i ri shqiptar emigrant qe quhej Argent Dyryzi. Ata deklaruan se jetonin aty prane se bashku. Sipas tyre te premten mendohet se viktima kishte gjetur nje parkim ne segmentin e rruges midis rrugeve Newton Avenue dhe 28 Street ku makina ishte e bllokuar nga debora dhe u gjet vetem kur filloi shkrirja e saj - thane ata. Kjo ndodhi deri ne naten e se premtes pasi moti kishte nisur ketu ne Nju Jork pak nga pak te ngrohej dhe bora e akulli ishte duke shkrire nga dritaret e makines. Viktimen e pa nje kalimtar kur verejti se nje trup njeriu ishte varur mbi timon cka jepte dyshimin se ai ishte i vdekur.
Deshmitaret
Por nje emigrante shqiptare Romina Perkaj nje mike e viktimes u tha gazetareve njujorkeze se ajo kishte mesuar nga zyra e pedagoges se Fakultetit te Mjekesise qe trupi i tij tregon vetem disa njolla te zeza qe mund te jene te lidhura me helmimin nga monoksidi i karbonit. Te njejten gje tha nje zyrtar i zbatimit te ligjit i cili konfirmoi se nuk ka shenja te tjera pervec njollave te zeza ne trup. Zonjusha Perkaj tha se ajo besonte se shoku i saj Dyryzi kishte vdekur te merkuren. Ajo shtoi Ai mberriti ne Nju Jork nga Shqiperia tete vjet me pare per nje jete me te mire dhe ishte duke punuar ne sektorin e ndertimit - tha ajo - por kohet e fundit ai kishte qene pa pune ose kishte punuar pjeserisht per shkak te motit te keq qe perfshiu Nju Jorkun. Ai ishte nje djale me te vertet i shkelqyer - tha znj Perkaj 23-vjecare. Ajo shtoi gjithashtu Ai i donte pak surprizat per miqte e tij. Ai do te jete pergjithmone ne mendjen e zemer e atyre qe e njohen. Nderkohe zonjushe Perkaj i tha policise se besonte se ai kishte shkuar ate dite ne ate vend duke u perpjekur per te levizur makinen per ti bere nje nder te pronarit te makines Ervin Sheatit i cili ate dite qelloi te ishte ne pune. Makina mund te kete qene disa dite e bllokuar nga debora tha ajo duke shtuar se kete e tregon edhe bateria e automobilit e cila ishte mbaruar kur trupi i te ndjerit Dyryzi u gjet i pajete mbi timon.
Deshmone dashura e emigrantit shqiptar
Ne ishim se bashku gjate gjithe kohes dhe e njihnim shume mire njeri-tjetrin - u tha shoqja e tij Romina Perkaj gazetareve dhe hetuesve. Ajo ka shtuar se viktima i kishte propozuar asaj se ai ishte duke planifikuar te fejoheshin dhe te zyrtarizonin lidhjen e tyre mbasi kishin nje kohe te gjate qe rrinin bashke. Ai e donte shume Ameriken dhe ishte duke bere pergatitje per te blere nje shtepi ketu - tha ajo. Ai nuk i kishte pare qekur prinderit e tij te cilet jetojne ne Tirane kryeqytetin e Shqiperise pasi ai kishte tete vjet ne Shtetet e Bashkuara. Tani zonjusha Perkaj dhe shoket e tij thane se ata jane duke u perpjekur per te ndihmuar prinderit e viktimes per te marre viza ne ambasaden amerikane ne Tirane keshtu qe ata mund te marrin pjese ne funeralin e tij i cili do te mbahet nga mesjava ose fundjava.