Greqia ka shpenzuar 1 miliardë euro për blerjen e armëve
Edhe pse Greqia ndodhet në një krizë të fortë ekonomike shpenzimet e saj për blerjen e armëve kanë kapur shifrën e 1 miliardë eurosh.Sipas të dhënave të publikara nga Këshilli Europian, shtetet e BE- së i kanë shitur Greqisë nga viti 2010 e deri tani armë, me vlerë 1 miliardë euro.
Publikimi në portalin EUobserver.com bëhet e ditur se vendi që i ka shitur më shumë armë është Franca, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve me vlerën e 794 milionë euro. Gjithashtu kanë shitur pajisje ushtarake Holanda dhe Gjermania, me vlerë 90 milionë euro, si dhe Spanja me vlerë 33 milionë euro.
Në publikimin e titulluar “Shifrat e shitjes së armëve nga vendet e BE-së në Greqi në mes të krizës ekonomike” thuhet se arsyeja e blerjes së armatimeve është përkeqësimi i marrëdhënieve me Turqinë.
Shkrime të tjera me interes:
- Kosovë Bie ekonomia, defiçiti tregëtar shkon 2 miliardë euro Kosovë- Shkëmbimet tregëtare në Kosovë kanë shënuar rënie përgjatë vitit...
- “Shpeton” Greqia, eurozona miraton këstin prej 8 miliardë eurosh Bruksel- Greqia do të marrë këstin e gjashtë të ndihmës...
- Greqi- Kriza e depozitave, grekët tërheqin 57 miliardë euro në dy vjet Greqi- Grekët vetëm brenda muajit tetor kanë tërhequr 6.8 miliardë...