E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, kompani për shfrytëzimin e hidrokarbureve

Greqia do të krijojë një kompani shtetërore hidrokarburesh, që do të ketë për qëllim shfrytëzimin e burimeve të vendit, sipas kryeministrit Antonis Samaras. 

Kryeministri grek duke folur në një takim në ministrinë e mjedisit dhe energjisë, theksoi sot nevojën që rrjetet energjitike greke të integrohen në një kuadër më të gjerë europian. 

Qëndrimi i Athinës është se, Bashkimi Europian duhet ta mbështesë Greqinë, teksa pasuritë natyrore greke ka gjasë të kontribuojnë pjesërisht në autonominë energjitike të Europës. 

Samaras, i cili u informua nga një komitet të veçantë ekspertësh për hidrokarburet në Greqi, foli mbi nevojën për t'u bashkuar me rrjetet e energjisë greke në një kontekst më të gjerë evropian: "Qëllimi ynë është që programi grek të bashkohet me rrjetet e reja Evropiane dmth me politikën evropiane të energjisë, që do t’i japë Evropës autonomi energjetike. Është e qartë se kjo politikë ka rëndësi kombëtare dhe evropiane".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›