E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Amerikanët në Shqipëri të shmangin tubimet elektorale, mund të ketë dhunë

TIRANË-Fushata nisi dhe tubimet elektorale deri më 23 Qershor do jenë të shumta. Qytetarët amerikanë që jetojnë në shtetin shqiptar këshillohen nga ambasada e e shtetit të tyre në Shqipëri që të shmangin tubimet elektorale pasi situata mund të tejkalojnë dhe në dhunë.

Të paktën kjo njoftohet në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane ku kujton qytetarët amerikanë që udhëtojnë përkohësisht apo janë rezident në Shqipëri se në këtë shtet ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 23 Qershor. 

‘Tubimet pritet të rriten gjatë sezonit elektoral dhe kjo njihet si një pjesë normale e proceseve demokratike. Por qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e tyre personale, duke evituar tubimet publike që kanë lidhje me zgjedhjet e 23 Qershorit, të evitojnë çdo lloj mitingu në Tiranë e kudo në vend.
Të gjitha tubimet dhe mitingjet elektorale kanë potencial të të pasur konfrontime dhe të tejkalojnë në dhunë”, citon njoftimi zyrtar nga ambasada e SHBA në Shqipëri.

vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›