E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat anti-izraelit në Bullgari, 8 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga monistri i Brendshëm bullgar, Cvetan Cvetanov, i cili njoftoi sot se të paktën gjashtë turistë izraelitë, një qytetar bullgar dhe një kamikaz humbën jetën.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu akuzoi zyrtarisht Iranin për këtë atentat duke denoncuar një ofensivë terroriste iraniane.
     
''Të gjitha shenjat të bëjnë të mendosh për Iranin'', shtoi Netanjahu në një komunikatë.

''Viktimat, të ardhur në bordin e një avioni-çarter, ndodheshin në një autobus dhe po transferoheshin në aeroportin e Burgasit'', tha Ministria e Brendshme bullgare. Numri i pasagjerëve në bordin e avionit ishte 151./Start/

                                                                                             2012-07-19 13:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›