E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtohet rreziku nga ekstremizmi në Gjermani

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës së Gjermanisë ka paralajmëruar për mundësinë e përhapjes së terrorizmit të djathtë në Gjermani, si pasojë e vrasjeve të kryera nga celula neo-naziste, NSU.

Në raportin për mbrojtjen kushtetuese për vitin 2011, thuhet se duhet ndërmarrë edhe masa të tjera për parandalimin e armiqësisë së ekstremizmit të djathtë ndaj të huajve.

Kjo sepse ekziston mundësia që qarqet ekstremiste të djathta të imitojnë veprat e celulës NSU, e cila në disa vitet e fundit ka vrarë pa u zbuluar 10 persona - nëntë imigrantë dhe një police.

Gjatë viteve të kaluara ka pasur lëshime të mëdha edhe sa i përket punës së shërbimeve të sigurisë, të cilat ndonëse kanë qenë të informuara, nuk kanë ndërmarrë masat e duhura që për të parandaluar këto vrasje.

Për shkak të lëshimeve, kohët e fundit ka pasur edhe disa dorëheqje tek autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese. Këtë të mërkurë qeveria federale në Berlin ka emëruar një president të ri të Zyrës për Mbrojtje Kushtetuese. Ai është Hans - Georg Maassen. Maassen është i njohur si ekspert për organizatat terroriste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›