SHBA: Assadi po e humb kontrollin

Ministri i Mbrojtjes Dawoud Rajiha, zëvendësministri i Mbrojtjes Asef Shavkat – kunati i Assadit- dhe gjenerali Hasan Turkomani u vranë në shpërthimin e së mërkurës, gjithnjë sipas raporteve të medieve shtetërore.
Ministri i Brendshëm, Ibrahim al-Shar, thuhet se ka marrë plagë të rënda.
Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje gjithashtu edhe komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet rreth një plani, për ta larguar Assadin nga pushteti.
Shefi i OKB-së, Ban Ki Moon tha se e “dënon fuqishëm” sulmin.
Shtëpia e Bardhë tha po ashtu se presidenti Barack Obama e ka thirrur homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar për situatën.
Në Damask, forcat besnike të sigurisë të Assadit kanë vërshuar rrugët pas shpërthimit dhe snajperët janë pozicionuar në kulmet e larta.
Megjithatë, festime spontane të publikut kanë shpërthyer pas raporteve të televizionit sirian, me gjithë luftimet e egra përreth kryeqytetit.
Armata e Lirë Siriane e opozitës e mori përgjegjësinë për sulmin, por ngjashëm bëri edhe një grup islamik i quajtur Liua Al-Islam, ose “Brigada e Islamit”.