Greqia masa ndaj emigrantëve ilegalë, barriera kufi me Turqinë

Greqia e ka menduar seriozisht punën e kufirit me Turqinë. Gjatë të hënës ka niosur ndërtimin e një rrethimi në kufi me Turqinë për të penguar depërtimin e imigrantëve ilegalë dhe refugjatëve që kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.
Barriera prej 12 kilometër do të jetë e lartë 2.5 metra dhe do të ketë dy rrathë me tela gjëmborë në të cilat do të instalohen 25 kamera.
Pritet që muri të përfundojë brenda pesë muajve dhe do të kushtojë të paktën 3 milionë euro.
Rrethimi do të mbulojë një pjesë të kufirit ku vendet i ndan toka dhe jo deti, gjë që e bën zonën më lehtë të kalueshme.
Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Greqinë se nisma të tilla nuk janë rruga e duhur e zgjidhjes së çështjes së imigrimit ilegal.