E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti Kleçka, seanca e së hënës sjell dyshime mbi ditarin

Pa ndërprerjes njëjavore të procesit gjyqësor për rastin Kleçka, seanca ka vazhduar të hënën.
Avokati i deputeti Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj, tha se gjatë javës së kaluar pala mbrojtëse ka angazhuar një ekspert të grafologjisë për të vërtetuar dorëshkrimet e ditarit ‘X’, Agim Zogaj.

“Sot e kemi disponuar ekspertizën e këtij eksperti nga e cila rezulton se ditari të cilin prokurori e ka në gjykatë dhe mbi bazën e të cilit e ka ndërtuar edhe gjithë aktakuzën, ai ditar është shkruar në të paktën nga katër duar. Do të thotë nga katër persona të ndryshëm”, tha Rrecaj.

Avokati Rrecaj theksoi se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas tij “pala mbrojtëse ka insistuar me ngulm që prokurori i rastit Mauricio Salustro të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit dhe të dëshmojë lidhur me akuzat shumë serioze të ngritur nga Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij Ganimetja”.

Procesi ende është në fazën e diskutimeve dhe të dëgjimit të palës mbrojtëse lidhur me ftesën që prokurori Salustro të jetëdëshmitar.

Pas të enjtes do të vazhdohet me diskutime për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e deklaratave të Agim Zogajt dhe ditarëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›