E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga kthehet nga Gjermania

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye sot nga Mynihu i Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare mësohet se gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një varg takimesh me pjesëmarrës të tjerë të Konferencës së 48-të të Sigurisë, si dhe ka marrë pjesë në mëngjesin e organizuar për nder të grave lidere në botë.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Leon Paneta si dhe sekretari i NATO-s Anders Fog Rasmusen e udhëheqës të tjerë të vendeve të ndryshme në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›