Kosova mbush Fierzen me plehra
Niveli i ndotjes në Liqenin e Kukësit vazhdon të mbetet i lartë, dhe situata sa vjen e përkeqësohet. Prej një muaji tonelata mbeturinash lundrojnë e depozitohen në sipërfaqen ujore të liqenit të Kukësit, duke shkaktuar ndotjen më të madhe që nga ndërtimi i H/C Fierzës 35 vite më parë. Mbetje plastike, ushqime të skaduara, mbeturina spitalore dhe materiale të tjera organike lundrojnë përgjatë lumenjeve Drin i Bardhe dhe Drin i Zi duke përshkuar të gjitha qytetet e Kosovës jug perëndimore me destinacion përfundimtar liqenin e Kukësit, vetëm pak metra larg qytetit.
Flora dhe fauna liqenore ka degraduar në një masë të konsiderueshme dhe vlerësimet e specialistëve flasin për një gjendje kritike tek speciet ujore. Mbeturinave u shtohet edhe derdhja e kolektorëve të ujërave të bardha e të zeza të Kukësit e shume fshatrave përreth, duke e rënduar akoma më shumë këtë gjendje.