E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Marrëdhënia misterioze ndërmjet terrorizmit grek dhe atij italian

17-05-2012 / “Il Foglio”

Lidhjet ndërmjet botës së krimit dhe revolucionarëve ideologjikë të majtë është një dhimbje koke për autoritetet e rendit të Athinës. Sidmos prekja nga dhuna destruktive  në Europë dhe objektivi i Lojërave Olimpike në Londër. “Komploti i Grupit të zjarrit tashmë është shkatërruar. Nuk ka asnjë shans për të vepruar. Shpresa e vetme për ta janë veprimet e shokëve të tyre italianë. Që menjëherë kanë përshëndetur me një deklaratë  lirimin nga burgu i Koridallos”. Është një drejtues i lartë i antiterrorit grek i cili komenton atë që ai konsideron "një tjetër konfirmim i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet terroristëve grekë dhe italianë”.  Dhe që tani, shton ai, është zgjeruar në Evropë: në qendër të shqetësimet të antiterrorit europian janë Lojërat Olimpike në Londër, në korrik, ku është terreni ideal për dhunën mediatike të kryengritësve.
Deklarata e Grupit të zjarrit është nënshkruar nga nëntë liderët të grupit (tetë grekë dhe shqiptar) plus një anarkist arrestuar pas një përleshje me armë me policinë, por nuk ka pranuar anëtarësimin e tij në Komplot. Kjo është plotësisht në përputhje me prozën e Grupit të zjarrit: “Jeta e krimbave si ju mund të shkojë në një stuhi e plumbave, me një bombë nën makinë ose në një pako bombë në duart e tij”. Kur ata ishin në liri, deri në arrestimin vitin e kaluar, kishin premtuar për të “derdhur gjak në Greqi”, duke dalë kundër “qytetarëve k dhe punonjësit që mbështesin dhe mbajnë këtë neveri”. Olga Ikonomidou është një personazh i vogël i grupit grek. Por zgjedhja e FAI (organizatë anarki-terroriste italiane) për të përmendur atë për atentatin ndaj Robert Adinolfi është për shkak të përplasjes së saj me rojet e burgut gjatë transferimit në burgun e grave të Diavaton, që e çoi në rikthimin në qeli.
 Interlokutori i jonë nuk di të shpjegojë mungesën e arrestimeve në Itali për të gjitha këto vite, pavarësisht kolegëve të tij italianë janë "oficerë policie të një niveli të lartë”. “Në fakt, është e mundur që ligjet italiane të anti-terrorizmit janë ende për grupet marksiste të viteve shtatëdhjetë, dhe nuk arrijnë të kuptojnë një dukuri të tilla fluide si anarkizmi terrorist “.  Së bashku me Grupin e zjarrit janë terroristët në burg për një grup tjetër grek misterioz, si Sekti i Revolucionarëve. Dhe ky është lajm i vërtetë. Sekti, i cili u shfaq papritur në vitin 2009, hesht deri në verën e vitit 2010, pas vranë një polic dhe gazetarin Sokratis Ghiolias . "Sekti dhe grupi i zjarrit ishin një grup i vetëm, me armë të njëjta dhe komponentë të njëjtë. Por Sekt përdorte armët dhe zgjidhnin objektiva të paracaktuara, ashtu siç bëri javën e kaluar Fai italian. Përveç kësaj, kishte një gjuhë të ndërmjetësuar nga zhargoni  botës së krimit, duke kërkuar anëtarësim në  burgje, çka nuk është shumë e besueshme për të rinjtë e Konspiracionit”.
Marrëdhënia  mes revolucionarëve dhe nëntokës kriminale greke është dhimbje koke e madhe e kundërterrorizmit. Dhjetorin e kaluar, të katër të burgosurit e Konspiracionit të Grupit të zjarrit janë përpjekur të arratisen nga burgu i Koridallos së bashku me Panayiotis Vlastos, një kriminel i përfshirë në rrëmbime dhe vrasje. Armë ishin futur në burg nga miqtë e Vlastos.  "Më në përgjithësi, megjithatë, është kriminaliteti i zakonshëm, në kontakt me mafiet e ndryshme të Ballkanit, që siguron armë dhe eksploziv për terroristët”.  Në kthim, lagje të tëra të qendrës së Athinës janë jashtë kontrollit të policisë. Pastaj janë anarkistët që janë për kriminalitet të plotë: heroi i tyre është Vasilis Paleokostas, i cili është arratisur dy herë me helikopter, por asnjëherë i dënuar për krime të gjakut. Banda e tij mund të llogarisë mbështetje të pakushtëzuar nga militantët.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›