Deklaratat e Kryeministri Berisha dhe te ministrit te Jashtem Panariti
Sipas shtypit grek, Athina duket e vendosur që të mos vazhdojë në një konfrontim shterpë me Tiranën, por edhe të mos lejojë që të minohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe perspektivat e bashkëpunimit.
Ky koment shoqëron publikimin e reagimit të zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke ndaj intervistës së shefit të diplomacisë shqiptare Edmond Panariti në “ABC News”.
Reagimi ndodhi në kohën kur pritej që incidenti të konsiderohej i mbyllur, pas një jave deklaratash të ndërsjellta. Mirëpo, reagimi i djeshëm i Athinës, linte hapësira për vazhdimësi, nëse marrim parasysh tonin disi të çuditshëm të deklaratës së fundit të zëdhënësit të ministrisë së jashtme greke.
Por analistja diplomatike e gazetës Kathimerini, Dora Antoniu, thotë se edhe deklarata e ministrit të jashtëm shqiptar ishte ambigue.
Dora Antoniu, analiste diplomatike, gazeta Kathimerini Shikoni, edhe deklarata e zotit Panariti ka dy elementë. Nga njera anë, deklaron sigurisht se nuk ekziston çështje e ndryshimit të kufijve dhe e pretendimeve territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë dhe nga ana tjetër fton udhëheqjen politike greke dhe homologun e tij grek, Avramopulos të mos rrëshqasin në nacionalizëm. Në kohën që besoj se është e qartë që kush e filloi, kush rrëshqiti, që të jem e saktë, kah një retorikë nacionaliste. Përgjigja e ministrisë së jashtme greke, qartazi ka një element ironie. Por besoj se përbën përgjigje ndaj asaj që ju thashë, pra se në këtë incident është disi qesharake që të akuzohet ministria e jashtme greke për rrëshqitje në nacionalizëm. Gjithashtu është e qartë dhe një përgjigje e Athinës që me mënyrën e vet don të thotë se ky incident ashtu siç evoloi, ka të bëjë me Shqipërinë, është një çështje e brendshme e Shqipërisë dhe se është në dorë të udhëheqjes së Shqipërisë për ta mbyllur. Analistë të medias greke, me të cilët bisedoi "ABC News" janë ndalur dhe në komentimin e deklaratës së kryeministrit Berisha me 27 nëntor duke ia dedikuar atë situatës aktuale politike në Shqipëri, me afrimin e zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa sa i përket zhurmës së shkaktuar në Greqi, ia dedikojnë fobive të vjetra që gjallojnë ende në Ballkan. Pasko Mandravelis, analist i TV SKAI Besoj se ka të bëjë më shumë me fobi të vjetra dhe me një lojë specifike që luajnë qarqet n acionaliste dhe në Shqipëri, dhe këtu në Greqi, dhe në Turqi, në Bullgari, në gjithë Ballkanin, ku njeri i hedh benzinë zjarrit, tjetrit tërheq litarin dhe në fund bëhet një zhurmë e madhe. Mendoj se shumica e njerëzve edhe këtu, edhe në Shqipëri, janë njerëz të arsyeshëm dhe nuk i japin shumë rëndësi fishekzjarrev e që hedh një politikan për të fituar vota. Nikolas Vulelis, drejtor i gazetës Efimerida ton Syntakton Populli shqiptar është një popull miqësor ndaj Greqisë. Ky është një qëndrim i qartë i imi. E dyta, shpesh herë, kur flasim për grekët jashtë kufijve, duam t’i shohim të gjithë brenda një atdheu. Kjo është e vërtetë vetëm nëse i referohemi historisë. Medet nëse në kohën tonë, duam të mbledhim gjithë grekët jashtë kufijve dhe t’i bëjmë një shtet. Në këtë sens, ishte një deklaratë e gabuar ajo e Sali Berishës. E dimë shumë mirëp se shqiptarët jetojnë në shumë vende të ballkanit, por edhe në diasporë. Këto komunitete të shqiptarëve duhet të shërbejnë si vatra solidariteti dhe miqësimi me popujt e tjerë. Ne kështu duam t’i shohim shqiptarët këtu. Në asnjë mënyrë nuk dua ta konceptoj deklaratën e Berishës si një deklaratë nacionaliste ekspansioniste, se Shqipëria don të ndryshojë kufijtë apo të marrë troje nga vende fqinje. Këtë të kaluar duhet ta lëmë përfundimisht mbrapa. Dora Antoniu, analiste diplomatike, gazeta Kathimerini Ka një intepretim të dyfishtë për dimensionet që mori incidenti. E para, kjo ndodhi ditën që ishte ftuar të jetë në Shqipëri për kremtimet festive ministri i jashtëm grek. Kur në një masë u shkel një savoir vivre (rregull mirësjelljeje) që mikpresim atë që kem i ftuar dhe të bëjmë ç’është e mundur që i ftuari të ndihet i mirëpritur. Sigurisht deklaratat e Berishës nuk i shërbenin një qëllimi të tillë. Ky është njeri dimension. Dimensioni tjetër është se deklaratat kishin karakteristike të thella rivendikuese, zgjuan kujtime të këqija dhe kishin gjithashtu karakter nacionalist gjë që në Ballkan revokon gjithmonë koherenca tepër negative, pasi Ballkani e ka paguar me çmim shumë të rëndë elementin e nacionalizmit. Besoj se këto janë elementët që shpjegojnë dimensionet që mori incidenti. Gjithsesi, analistët theksojnë se incidente të tilla nuk duhet të influencojnë zhvillimin normal të marrëdhënieve dypalëshe. Paskos Mandravelis, analist, TV SKAI Shpresoj se jo, pasi shumica e qytetarëve, madje dhe e politikanëve janë më të arsyeshëm për të lënë që incidente të tilla influencojnë zhvillimin e marrëdhënieve. Por është mirë që mos të ekzistojnë incidente të tilla, sepse janë anakronizma që na kthejnë mbrapa. Nikolas Vulelis, drejtor i gazetës Efimerida ton Syntakton Është e qartë se deklarata të tilla nuk ndihmojnë. Sigurisht, i sqaroi dhe tha se ishte një referencë historike. Unë dua të besoj se ishte një referencë historike. Nuk besoj se shtroi çështje të ndryshimit të kufijve. Kjo do të ishte një gabim shumë i madh edhe diplomatik të shtrojë sot çështjen e ndryshimit të kufijve. Ballkani e ka paguar shtrenjtë nacionalizmin. Tani është koha që gjithë popujt e Ballkanit të jetojnë paqësisht. Qarqe nacionaliste, shoviniste më mirë me thënë, ekzistojnë edhe në Shqipëri dhe në Greqi. Por besoj se këto janë minoranca. Besoj se tërësia, shumica dërrmuese e grekëve dhe e shqiptarëve duan të jetojnë në paqe në kufijtë që ekzistojnë dhe që nuk duhet të ndryshojnë në asnjë mënyrë. Dhora Antoniu, analiste diplomatike, gazeta Kathmerini Sigurisht, për të mirë dhe të dy vendeve, besoj se duhet të vështrojnë përpara, të shikojnë gjërat që mund t’i bashkojnë dhe të ofrojnë dobi reciproke për të dy palët. Se cilat janë këto, është e qartë. Përmes një marrëdhënieje të mirë, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, miqësore dhe konstruktive, përtej një bashkëpunimi ekonom ik që ekziston por sigurisht ka hapësira për t’u përmirësuar, ekzistojnë hapësira për një të ardhme shumë më të mirë, brenda institucioneve si Bashkimi Europian që Greqia mbështet anëtarësimi e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, pse kjo është në dobi së pari për vetë Greqinë por edhe vendet e rajonit. Dhe të mos harrojmë se në këto momente Athina dhe Tirana po diskutojnë bashkëpunimin në një projekt tepër të rëndësishëm energjitik, gazsjellësin TAP, gjë që do t’i japë vlera të shtuara të dy vendeve.