E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet një shqiptar i kërkuar për vrasje

Në pranga ra shtetasi Fiqiret Seferi, 48-vjeç, lindur në fshatin Luz i Vogëk në Kakajë.

Ai u arrestua në Domodossola, pas lëshimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendim të datës 15.12.2009, e ka dënuar shtetasin Seferi, me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.

 Shtetasi Fiqiret Seferi, është shpallur fajtor pasi më datën 06.03.2006, pas një konflikti në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me shtetasin Luftim Kibja, ka goditur me thikë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Artur Meta.  Tashmë, ky shtetas pritet të ekstradohet për të kryer dënimin në burgjet shqiptare. /Start/

                                                                                             2012-02-21 14:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›