E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule rizgjidhet në krye të UT-së

Sipas të dhënave, Dhori Kule është rizgjedhur edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të Universitetit të Tiranës. Rektori Kule fitoi me 66,7% të votave kundrejt kandidates Mimoza Hafizi.

Megjithatë, numërimi i votave vazhdon ende për fakultet, ku në tetë prej tyre numërimi ka përfunduar. Në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, fitues është shpallur profesor Bajram Hysa, ku përballë tij ishte Pëllumb Pipero, drejtor i politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë.

 Tek Fakulteti Ekonomik rezulton fitues, profesor Sulo Hadëri. Ndërsa në fakultetet e tjera, shumica e kandidatëve kanë rezultuar fitues që në fillim, pasi kanë qenë të vetëm në garën për dekan. Zgjedhjet në të gjitha universitetet publike në vend u zhvilluan një ditë më parë, ku kanë marrë pjesë 150 mijë studentë, 5000 pedagogë dhe 3000 personel i stafit jo akademik .

 Prof. Asoc. Dr. Mit'hat Mema është rikonfirmuar rektor i universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.  Burime zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të Institucionit (KQZI), bënë të ditur se, në përfundim të zgjedhjeve që u zhvilluan dje (të hënën) në katër fakultetet e institucionit arsimor publik, Prof.. Mema u shpall fitues me 49.7 për qnd të votave, ndërsa pas tij u renditën dy kandidatët e tjerë prof. dr. Bardhyl Çeku me 46.1 për qind dhe prof. asoc. dr. Arben Dushi me 4.6 për qind të votave. /Start/

                                                                                             2012-02-21 15:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›