E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ndryshon politikën për emigracionin

ATHINE -Një politikë e re për emigrimin, e themeluar në integrimin dhe pje-sëmarrjen sociale të emigrantëve, është e nevoj-shme për ta bërë Greqinë një vend koheziv dhe të drejtë, për promovimin e demokracisë si në vendet e origjinës, po ashtu edhe në ato pritëse", - deklaroi sot kryeministri grek, Jorgos Papandreu në Forumin Global për Emigracionin dhe Zhvillimin, që po zhvillon punimet në Athinë.

Duke folur para delegatëve të 130 qeverive nga e gjithë bota, dhe në praninë e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, Papandreu deklaroi se objektivi i qeverisë së tij është "mposhtja e pabarazisë dhe frikës që ka shoqëria" dhe shpjegoi se do të rishikojë politikën e dhënies së azilit politik dhe shtetësisë për emigrantët e gjeneratës së dytë. Kryeministri grek e përkufizoi si "një rast të gëzueshëm" faktin që Forumi zhvillohet në Greqi. "Një vend që e njeh mirë emigracionin dhe se si mund të funksionojë në favor të të gjithëve", - deklaroi Papandreu. Ai garantoi se do të luftojë emigracionin ilegal, në bashkëpunim me Evropën dhe në kuadër të marrëveshjeve për riatdhesim, por "duke respektuar të drejtat themelore të njeriut". Papandreu kujtoi gjithashtu se "zhvillimi dhe emigracioni janë dy faktorë që komunikojnë ndërmjet tyre për të konceptuar mundësitë e një imigracioni të rregullt dhe për të promovuar rritjen e demokracisë në vendet e origjinës dhe në ato pritëse". "Zhvillimi, nuk është vetëm një fakt ekonomik, por është edhe çështje njohurie, demokracie për vendet e origjinës dhe ato pritëse, por edhe për vetë emigrantët", - deklaroi kryeministri Papandreu, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm i Greqisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka bërë thirrje për dhënie fund të urrejtjes dhe shfrytëzimit të emigrantëve. Sasia e parave që ata dërgojnë në vendet tyre tani ka rënë me 10% këtë vit. Ai tha se migrimi vazhdon të përdorej si shkak për të provokuar tensione sociale dhe për të inkurajuar diskriminimin dhe ekstremizmin, kur në të vërtetë duhet parë si rrugë për të ulur varfërinë dhe mungesën e barazisë. Ai gjithashtu paralajmëroi se ngrohja globale mund të detyrojë 1/10 e popullsisë të migrojë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›