Greqia, në ditë të vështira
Për 33 vjet resht, Dionis Sargentis,
58 vjeç u ka shitur mjete ortopedike
spitaleve të ndryshme
të vendit. Ai e fi lloi këtë biznes i
vetëm, ndërkohë që sot ka të 13 persona
që punojnë për të dhe xhiroja vjetore e
biznesit kap 7 milionë eurot. Ju do të thoni
që biznesi që ai ka zgjedhur nuk varet nga
krizat ekonomike e rënia e prodhimit,
pasi gjithmonë do të ketë njerëz që do
të kërkojnë proteza për këmbët e tyre të
dëmtuara në spitalet kryesore të Athinës.
Megjithatë, Dionisi ndodhet në prag të falimentimit.
"Unë e dua punën time, por ky
biznes nuk ia vlen më", thotë me zemër të
thyer. Që prej 4 vitesh spitalet publike nuk i
kanë bërë asnjë pagesë dhe nuk bëhet fjalë
për pak para, por për plot 5 milionë euro.
Dionisi është ngopur me gënjeshtra dhe
pritje. Së bashku me një grup furnizuesish
të tjerë të spitaleve kanë hyrë brenda spitalit
ortopedik më të madh të Athinës dhe
kanë nisur të mbledhin të gjitha protezat
dhe sendet e tjera për të cilat nuk kanë
marrë asnjë lek. Këtë e kanë bërë në emër
të të drejtës së tyre për të qenë të paguar,
ose në këtë rast për të marrë mbrapsht
sendet e tyre. Kështu, ata mendojnë se
qeveria greke do ta marrë mesazhin dhe
më në fund do të vihet në lëvizje për të
bërë pagesat e prapambetura. Furnizuesi
në fjalë nuk është i vetmi që përballet me
një situatë të tillë. Që nga 31 dhjetori i vitit
të kaluar, qeveria greke u kishte borxh 75
kompanive furnizuese të spitaleve plot
800 milionë euro. Tani i gjithë ky sektor
është krejtësisht i paralizuar. Zanafi lla e
gjithë këtij problemi janë bankat, të cilat
kanë ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi me
klientët e tyre, por edhe me njëra-tjetrën
të përfshira në kaosin fi nanciar. Ato nuk
japin më kredi, që do të thotë ndalim të
veprimtarive ekonomike. Për bizneset
është si t‘u jetë prerë tubi i oksigjenit, pasi
të gjithë ndodhen të mbytur nga borxhet e
për momentin pa rrugë shpëtimi. Ky është
vetëm një segment i ekonomisë greke që
ndodhet nën trysninë e borxheve, por
në një situatë të tillë është i gjithë vendi.
Kësisoj është plotësisht e shpjegueshme
gjithë pakënaqësia ndaj qeverisë greke.
Gjatë javëve të fundit, punëtorët dhe
nëpunësit publikë kanë organizuar greva
të vazhdueshme në të gjithë vendin. Të
enjten e kaluar dhjetëra mijëra njerëz
dolën në qytetet më të mëdha të Greqisë,
duke paralizuar plotësisht jetën publike.
Trenat, autobusët dhe tragetet ndalën
në vend. Në spitale funksiononte vetëm
urgjenca, ndërkohë që të gjitha shkollave
publike u ishte vënë dryni. Nëpër rrugë
punëtorët kërkonin të drejtat e tyre dhe
mospagimin e faturave të rënda të krizës.
Për ta, përgjegjësi kryesor i kësaj situate
është Kryeministri i vendit, Karamanlis, që
duhet të përgjigjet si për zakonet e vjetra
të mbrapshta, ashtu edhe për krizën e re
fi nanciare. Kriza? "Po ta shohësh nga ai
këndvështrim, situata në Greqi nuk është
aspak e keqe", këmbëngul zëdhënësi i
qeverisë greke, Panos Livadas. Dyqanet,
kafenetë janë plot konsumatorë, sipas tij
dhe "ekonomia greke është ende shumë e
fortë. Nuk e kuptoj se përse sipas vlerësimeve
ndërkombëtare ne dalim një vend në
krizë". Detyra e Livadasit është që të shfaqë
një realitet sa më rozë. Ai shpjegon se në
vitin 2008, ekonomia e vendit u rrit me
3.2% që përbën edhe një nga përqindjet
më të larta në eurozonë. Më pas ai thotë
se gjatë 4 viteve të fundit rritja ekonomike
ka qenë dy herë më e lartë sesa rritja e
përgjithshme ekonomike në vendet e BEsë.
Për të, sektori bankar i Greqisë është
"i shëndetshëm" dhe "në gjendje shumë
më të mirë se ato të vendeve të tjera po të
BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas tij,
Greqia është vendi i parë që u jep klientëve
të bankave një garanci për kursimet deri në
100 mijë dollarë. Duket se për këtë zyrtar të
lartë, situata është vërtet e mrekullueshme
në Greqi. Por a është vërtet kështu?
Fati është shumë i rëndësishëm, veçanërisht
në kohë të vështira. Në një takim
për krizën të vendeve të BE-së në Bruksel,
Kryeministri Karamanlis ishte me fat në
aspektin se komuniteti i vendeve ndodhej
në një presion aq të madh për të zgjidhur
krizën e vendeve lindore të BE-së, sa
askush nuk i dha shumë rëndësi situatës
në Greqi. Por tani Komisioni Evropian ka
nisur procedura disiplinore, sepse Athina
e ka kaluar limitin buxhetor prej 3% që u
është vënë vendeve anëtare të eurozonës.
Dhe kjo për të tretën herë rresht. Rezultatet
e Brukselit duken shumë të ndryshme
nga fjalimet e zëdhënësit të qeverisë
greke. Sipas statistikave të BE-së, borxhi i
qeverisë greke konsiderohet të jetë 94% i
Prodhimit Kombëtar Bruto të vendit. Pas
Greqisë, i vetmi vend tjetër me një shifër të
tillë është vetëm Italia. Greqia duhet të lërë
pas zakonet e vjetra. Niveli i konkurrencës
është i ulët, dhe reformat e domosdoshme
i kanë hipur breshkës, ndërkohë që qeveria
përballet vazhdimisht me skandale
korrupsioni dhe vendi po jeton përtej
mundësive të tij reale ekonomike. Edhe
pse fondet e pensioneve shpesh janë të
zbrazura, disa kategori femrash dalin në
pension që në moshën 50-vjeçare. Të rinjtë
e shkolluar nga shtresa e mesme kanë pak
shpresë për t‘u punësuar, pavarësisht se
mund të jenë shumë të kualifi kuar dhe
për të fi tuar bukën e gojës zgjedhin punën
që u del përpara, jo për atë që kanë bërë
vite shkolle. Si rezultat, pjesa më e madhe
e të rinjve janë të detyruar të jetojnë me
prindërit e tyre deri dhe madje mbi 30
vjeç, për të kursyer paratë, pasi qiratë janë
të larta. Ndërkohë, BE nuk ka më dëshirë
që të presë "zgjimin" e grekëve nga gjumi
letargjik. Brukseli po i bën vazhdimisht
thirrje qeverisë për masa për reduktimin
e kostove, për ndryshimin e politikave
në sektorin buxhetor dhe përpjekjes për
shtimin e reformave strukturore. Xhorxh
Provopoulos, guvernatori i Bankës së
Greqisë,banka qendrore e vendit, i paralajmëroi
bashkëkombësit e tij për qëndrimet
"e vetëkënaqësisë" dhe foli së fundi
për një mundësi falimentimi kombëtar.
Dhe kjo situatë, ndërkohë që Greqia ende
nuk ka ndier pasojat e plota të recesionit
global. "Faktorët negativë të sotëm janë
të gjithë të mbartur nga e kaluara", thotë
një diplomat i BE-së, në Athinë. Ekspertët
ekonomikë po presin në ankth të shohin
se çfarë do të ndodh këtë verë. Ata i druhen
rënies drastike të turizmit, që është edhe
një nga shtyllat kryesore të ekonomisë me
17% në Prodhimin Kombëtar Bruto. Këtë
verë të paktën 50% e amerikanëve dhe 30%
e britanikëve dhe gjermanëve nuk do të
vijnë të kalojnë verën e nxehtë në ujërat
e kaltër grekë. Situata në bankat që investuan
në Evropën Lindore dhe në Ballkan
është e paqartë. Institucionet fi nanciare
greke hodhën miliarda euro për të shtrirë
degët e tyre në Rumani, Bullgari dhe Serbi.
Duke qenë se vlera e monedhave vendase
në disa prej këtyre vendeve ka rënë në
mënyrë të ndejshme, ai çka fillimisht
konsiderohej si një investim shumë fi timprurës,
tani po del se është një humbje e
madhe. Në Greqi askush nuk do ta shohë
krizën në fytyrë, edhe pse të gjithë janë të
frikësuar prej saj. Në greqisht nuk ekziston
një fjalë për foljen "kursim" në sensin monetar
dhe kjo është pikërisht mënyra me të
cilën jetojnë grekët. Greqia vazhdon që të
ketë një sektor informal në lulëzim. Sipas
një biznesmeni evropian, kjo i ndihmon
grekët që të stabilizojnë të ardhurat dhe
standardin e jetesës. Familjet përpiqen
që të kenë sa më shumë burimeve të
ndara të ardhurash që të jetë e mundur.
Shumë vëzhgues mendojnë se Greqia
zor se do t‘ia dalë të përballet me krizën
kur ajo të përplaset në këtë vend me
gjithë forcën e saj. Arsyeja: sepse Greqia
vazhdon ende të mendojë dhe veprojë
me mënyrat e vjetra.