Pushohen nga puna, nuk pranuan teserën e PD-së
Mosangazhimi në një subjekt politik
u kushton vendin e punës.
Rasti i fundit është regjistruar në
repartin e zjarrfikësve të Rrethit të Elbasanit.
Me urdhër vertikal për shkurtime
organikash, me propozim nga baza dhe
shkresë e vulë të institucionit të prefekturës,
lirohen nga detyra tre nga specialistët
më me përvojë në repartin e zjarrfikësve.
Shkresa e lirimit, bazuar në disa
vendime e urdhra ministrorë, është firmosur
që në ditën e fundit të muajit të kaluar
nga prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi.
Ai ka pohuar dje në mesditë se ka firmosur
vetëm vendimin, pas propozimit
të sektorit të zjarrfikësve të Elbasanit.
Shpëtim Gorica, me detyrën e
përgjegjësit të shërbimit 24-orësh, është
i pari i shkurtuar, për t‘u pasuar nga kolegu
Agron Boçi dhe Rakip Hasko, me detyrë
operues, luftues dhe shpëtues. Motivi për
të tre është "shkurtim strukture sipas
VKM, datë 21.01.2009". Të tre kanë një
vjetërsi pune mbi 25 vjet në këtë repart.
"Na thanë që të merrnim teserën e PDsë,
nëse doni të vazhdoni punë, por ne nuk
pranuam", thotë Shpëtim Gorcia, që edhe
shërbimin ushtarak e ka kryer në të njëjtin
repart ku ka punuar për 30 vjet rresht.
"Ne nuk na mbetet gjë tjetër, por vetëm
t‘i drejtohemi Gjykatës së Elbasanit për
të kërkuar të drejtën tonë", thotë Agron
Boçi, me të njëjtën detyrë dhe vjetërsi
pune. "Ne jemi kualifikuar nga specialistë
vendas dhe të huaj disa herë dhe për këto
trajnime kemi edhe dëshmi aftësie. Përpos
kësaj kemi qëndruar korrektë në këtë
detyrë dhe e kemi të ndaluar me ligj që të
mos aderojmë në asnjë parti politike, pasi
konsiderohemi efektivë policorë", sqaron
Rakip Hasko. Tre specialistët kanë bërë
dje kallëzim penal në Prokurorinë e Elbasanit
për pushimin e paligjshëm nga
puna. Por përgjegjësi i sektorit të zjarrfikësve
në Rrethin e Elbasanit, Aleksandër
Hodaj, thotë se lirimi i tre specialistëve
është i ligjshëm. "Shkurtimi
është bërë vetëm për efekt organike, pasi
kështu na ka ardhur urdhri nga lart. Pavarësisht
vlerësimit që kam për punën e
tyre, jam i detyruar të firmos shkurtimin
dhe këtu nuk ka asnjë prapavijë politike",
thotë Hodaj. Motivet politike i ka përjashtuar
gjithashtu edhe prefekti i Elbasanit,
Deliallisi. Ndërsa tre të liruarit pretendojnë
se janë punësuar në këtë repart
njerëz të zakonshëm, pa asnjë përvojë
dhe largimi i specialistëve ka të paktën tre
vjet që aplikohet.