E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Fahri Balliut, dje i shiti aksionet e saj

Duket se "skandali" më i
fundit "Balliu", i çelur
në media dhe i përcjell
më pas nga prokuroria
për verifikim, po merr përmasa interesante.
Vajza e botuesit të
gazetës "55" nuk është tërhequr
nga firma e Mihal Delijorgjit që në
vitin 2006, siç pretendoi në një
konferencë për shtyp vetë ai, por
vetëm dje paradite, pak orë pas
publikimit të faktit. Faqja zyrtare
elektronike e Qendrës Kombëtare
të Regjistrimit të Biznesit, QKR,
shpalli pikërisht dje njoftimin zyrtar,
sipas të cilit rezulton se në
firmën "Trans Digging Constructins",
aksionerja Henris Balliu i
kaloi kuotat e saj te Kristo Delijorgji.
Kështu, aty thuhet se "sipas
numrit të çështjes CN-239264-
04-09, kanë ndodhur ndryshimet
tek ortakët Kristo Delijorgji me
Henris Balliu". Më poshtë theksohet
se numri i aksioneve "20,00"
të Balliut i kalojnë Delijorgjit, i cili
faktikisht është edhe vëllai i të
akuzuarit kryesor për tragjedinë
e Gërdecit, Mihal Delijorgjit.
Sikundër shihet qartë në dokumentet
që gazeta "Shqip" disponon,
data tregon se depozitimi
i kontratës është bërë ditën e
djeshme, e për pasojë kjo kontratë
ka hyrë në fuqi po më datë
8.4.2009. Ky "zbulim" nëpër faqet
zyrtare të QKR-së duket se i vë seriozisht
në diskutim deklaratat e
bëra në të njëjtën ditë nga zoti
Fahri Balliu, sipas të cilit "vajza ime
u tërhoq shpejt nga kompania,
pasi nuk kishte fitim".
Reagimi i Balliut
Por, Fahri Balliu i ka cilësuar
akuzat kundër tij si sulme politike
nga ana e kreut të opozitës dhe
kryeprokurores Ina Rama. Pas
publikimeve në media, ku jepen
fakte, sipas të cilave Henris Balliu,
vajza e Fahri Balliut, rezulton bashkëpronare
në një firmë ndërtimi
me ish-pronarin e kompanisë "Albademil",
Mihal Delijorgji, i akuzuar
si përgjegjësi kryesor i tragjedisë
së Gërdecit, botuesi i gazetës
"55" ka shpjeguar se kontrata me
Delijorgjin është bërë nga vajza e
tij, e cila ka firmosur me kompaninë
TDC. "Ju bëj me dije se në shkurt
të 2006-ës, vajza ime ka firmosur
një marrëveshje si 1/5 e një
firme që po hapte Delijorgji për
gërmim dherash. Që nga momenti
i krijimit të kësaj firme, as vajza
ime dhe as unë nuk kemi lidhje me
këtë firmë, e cila vdiq sa lindi. Unë
i posedoj të gjitha dokumentet e
lëvrimit financiar dhe në këto dokumente,
emri i vajzës sime, e aq
më shumë i imi, nuk figurojnë", tha
Balliu. Sipas tij, të bësh biznes, dhe
jemi në 2006-ën në rastin në fjalë,
nuk është një gjë e ndaluar me ligj.
"Por, ky biznes, sipas mediave dhe
sipas qarqeve politike, u dashka
bërë me njerëz me biografi të mirë
ose të keqe. Mendoj se ky sulm
është i denjë thjesht për shfaqje
të huaja dhe dokumentet e krijimit
të kësaj ndërmarrjeje kanë qenë
me kohë në prokurori: është studiuar,
analizuar dhe është parë që
nuk ka asnjë gjë në ngarkim timin
apo të familjes sime. Në këto
kushte, duke qenë se janë të
dështuar në këtë pikë, ia dhanë
këtë dokument drakulës së medias,
i cili e përtypi me nofullat e tij
të gjakut, për t‘ua dhënë kolegëve
tanë, ne dhe opinionit publik, si
një aferë ku do të goditeshin Balliu,
apo ata që janë prapa Fahri
Balliut. Sigurisht se në këtë dokument
dhe në dhënien e tij, është
përfshirë padyshim prokuroria,
sepse kjo ka qenë legale në websitin
e QKR-së dhe që mua as më
ka shqetësuar dhe as më shqetëson",
vazhdoi botuesi i gazetës
"55". Më pas u shpreh se informacioni
i dhënë në këtë formë është
për t‘i shërbyer sadopak strategjisë
dhe politikës së dy zonjave
Rama, një e bashkisë dhe një e
prokurorisë, dhe është e lidhur
drejtpërdrejt me luftën që bën
gazeta dhe media bashkë me shtëpinë
botuese që unë drejtoj,
Vajza e Fahri Balliut shiti dje
aksionet te vëllai i Delijorgjit
Balliu: Dy zonjat Rama duan të bëjnë miellin e bukës së zgjedhjeve me akuza kundër meje
kundër segmenteve të gënjeshtrës,
mashtrimit dhe implikimit
në krime të vjetra e të reja. "Mendoj
se prokuroria është angazhuar
për dhënien e këtij materiali,
pasi vetë prokurorja ka
thënë sot se: ‘Unë e dija këtë. Kam
pasur dijeni për atë dokument‘.
Kuptohet që ky material nuk përbën
asgjë dhe nuk ka asnjë gjë",
tha Balliu, duke ripërsëritur se kur
është krijuar kjo shoqëri, vajza e
tij ka marrë pjesë me 20% aksione
në fitim. "Kjo firmë do të mblidhte
dhera. Në momentin që ajo ka firmosur,
që i bie të ketë qenë shkurti
i 2006-ës, pra nga ky moment dhe
deri më tani që ne po flasim, ajo
ka aq dijeni, bashkë me mua për
këtë firmë, sa keni dijeni edhe ju,
apo ndonjë qytetar që kalon në
rrugë, dhe për këtë, jo vetëm
prokuroria, por edhe gjithkush që
ka hetuar këtë për ta bërë pikë
goditjeje, e ka shumë të qartë dhe
unë vë në dispozicion të kujt të
dojë, të gjitha dokumentet. As ka
fituar dhe as ka luajtur rol, as ka
pasur marrëdhënie ajo, unë, apo
edhe familja jonë me këtë firmë.
Firma krijohet për të përfituar, apo
jo? Por nga momenti që nuk ke
përfituar në të je thjesht formalisht
me emër", vijoi Balliu, duke
shtuar se nuk e ka vrarë mendjen
se çfarë ndodhte me firmën pas
Mbledhja
Analiza vjetore e organit të akuzës
tri vjetësh. "Nuk kam as më të
voglën qindarkë të vjedhur prej
saj", vazhdoi Balliu, duke shtuar
se deklarata e tij është e provueshme,
sepse janë dokumentet
e bankës. Vajza ime fillimisht ka
derdhur një kapital prej 100 mijë
lekësh të vjetra. Realisht, e gjitha
kjo është një furtunë në gotë",
vazhdoi Balliu. Ai tha se Prokurores
së Përgjithshme i thotë të
vazhdojë. "Pushka top le t‘i
bëhet. Kjo nuk ka lidhje as me
Fahri Balliun, as me vajzën e Fahri
Balliut. Ky është një formalitet.
Kjo është një mendësi komuniste.
Le të marrim anën e
kundërt. Firma mund të kishte
zhvillim dhe mund të kishte marrë
të ardhura. Në çfarë ligji hyn
kjo që nuk duhet të marrësh. Pse
i ndodhi këtij Gërdeci? Atëherë
po largohemi të gjithë se nuk dihet
se çfarë i ndodh atyre që drejtues
të tjerë mediash bashkëpunojnë
me ta. Atëherë çfarë
do të bëjmë. Këto janë thjesht
agjitacion e propagandë", përfundoi
Balliu.
Reagimi i opozitës
Partia Socialiste reagoi dje, pas
fakteve të botuara në media se
botuesi i gazetës "55", Fahri Balliu,
njëherazi edhe këshilltar i Kryeministrit
është ortak me Mihal Delijorgjin
në një firmë ndërtimi.
Nënkryetari i grupit parlamentar
të PS-së, Erjon Braçe, kërkoi që
prokuroria të zgjerojë rrethin e
akuzave në kuadër të hetimeve që
ka kryer për tragjedinë e rëndë të
Gërdecit. "Të thellohen hetimet
për çështjen që të dalin në dritë
fakte të reja", tha Braçe. Ai theksoi
se janë lënë mënjanë shumë fakte
që mund të zbardhin edhe më tej
tragjedinë e Gërdecit.
Pas këtyre fakteve, Braçe ironizoi
deklaratën e Kryetares së Kuvendit,
Jozefina Topalli pak kohë më
parë, e cila pyeti deputetët socialistë
se çfarë lidhjesh ka Edi Rama
me Mihal Delijorgjin, shkaktar i
tragjedisë së Gërdecit. Ai kërkoi që
për lidhjet Balliu-Delijorgji të pyetet
direkt kryeparlamentarja Topalli.
Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir
Meta, tha se është në mbështetje
të prokurorisë për të vënë përpara
përgjegjësisë të gjithë përgjegjësit
e tragjedisë së Gërdecit.

Ina Rama: Kam dijeni për biznesin Delijorgji-Balliu

Kryeprokurorja Ina Rama pohoi
dje se ka dijeni për biznesin
e ri të Mihal Delijorgjit, i
marrë i pandehur për tragjedinë e
Gërdecit, ndërsa vazhdoi se organi i
akuzës po verifikon gjithçka. Në përfundim
të takimit me prokurorët e
mbarë vendit, numri një i akuzës shqiptare
i është përgjigjur pyetjeve të
gazetarëve, në lidhje me çështjen
"Gërdeci", duke deklaruar se
prokuroria disponon materiale dhe
hetimet do të thellohen. "Jemi në
fazë verifikimesh", u shpreh Rama
për mediat. Lidhur me padinë e ishministrit
të Mbrojtjes, Fatmir Mediu,
të depozituar në Prokurorinë e
Tiranës kundrejt personit të saj, Ina
Rama shprehet se kjo s‘përbën
ndonjë gjë të paligjshme. "E drejtë
e çdo personi për të ngritur padi",
tha Ina Rama. Në fillim të analizës,
kryeprokurorja përmendi disa
tregues pozitivë për prokurorinë,
ndërsa në vazhdim përmendi edhe
problemet. Sipas saj, masat e sigurimit
personal arrest në burg,
mbetet shqetësim, pasi nuk zbatohen
kushtet dhe kriteret ligjore
në kërkesat qe paraqiten në
gjykatë për caktimin e kësaj mase.
"Prokurori ka detyrimin ligjor të
analizojë me profesionalizëm çdo
rrethanë të vlefshme në hartimin e
kërkesës së tij për një masë shtrënguese",
tha Rama, duke shtuar
se një situatë shqetësuese vërehet
me aplikimin e kërkesave të
masave të sigurimit arrest në burg
edhe kur personi ndaj të cilit zhvillohen
hetimet është i mitur, të cilët
në shifra të konsiderueshme i gjejmë
të përfshirë në vjedhje të sasirave
të vogla. Më pas tha se akoma
më shqetësuese është kjo situatë,
kur çështjet përfundojnë me vendime
pushimi të marra nga vetë
prokurorët dhe konstatohet që individi
ka qëndruar padrejtësisht në
burg. Problemi tjetër, sipas Ramës,
është se prokurorët duhet të jenë
aktiv që të fillojnë hetime për rastet
e korrupsionit. "Prokurorët duhet
të shfaqen më aktivë në
regjistrimin e çështjeve të kësaj
natyre, duke shfrytëzuar njohuritë
që ato marrin për ndodhjen e një
ngjarje kriminale nga çdo burim i
shfrytëzueshëm apo edhe nga
çështje të tjera që ata kanë nëpër
duar", vazhdoi numri një i akuzës.
Problemi i tretë është zbardhja e
krimeve të vjetra. "Rihetoni çështjet
e vjetra në bashkëpunim të
ngushtë me strukturat e Policisë së
Shtetit. Çështjet e vjetra të pazbuluara
janë një plagë e shoqërisë, e
cila në rast se nuk shërohet, nuk do
të na lejojë të ndërtojmë mekanizma
të shëndetshëm në funksion të
prosperitetit tonë kombëtar", u
shpreh Ina Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›