E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxehet beteja zgjedhore, Nikolliç akuzon Tadiç për “mashtrim”

Udhëheqësi i Partisë Progresive të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka akuzuar rivalin e tij për postin e presidentit, Boris Tadiç, për mashtrim në zgjedhje.

Nikolliç, i cili do të përballet në balotazhin e 20 majit me Tadiç, ka thënë se ky i fundit “ka ndërruar fletëvotimet origjinale me të tjera në zgjedhjet e 6 majit”.

“Ne në zgjedhje kemi fituar më bindshëm seç ka njoftuar Komisioni Republikan për Zgjedhje, por votat janë vjedhur edhe më shumë se në shtatorin e vitit 2000”, ka thënë Nikolliç.

Tadiqi, i cili ka arritur marrëveshje me Partinë Socialiste të Ivica Daçiç për bashkëqeverisjen e Serbisë, i ka quajtur akuzat “shpifje”.

Serbia, më 6 maj, ka votuar në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›