E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Reagime rreth deklarates mbi martesat e cifteve te te njejtit seks

Presidenti amerikan Barak Obama tha se tani ai beson se ciftet e te njejtit seks duhet te lejohen te martohen duke hapur me kete deklarate nje ceshtje qe mund te sjelle debate te ashpra ne prag te zgjedhjeve presidenciale te nentorit. shte hera e pare qe nje president amerikan shpreh hapur mbeshtetje per martesa mes personave te te njejtit seks.

Presidenti Obama i beri komentet dje ne nje interviste televizive me rrjetin ABC News.

Me duhet tju them se gjate disa viteve duke biseduar me miqte familjen dhe fqinjet kur mendoj se ne stafin tim ka njerez qe jane ne marredhenie me persona te te njejtit seks e qe rrisin femije se bashku kur mendoj per aviatoret marinsat ose ushtaret qe luftojne ne emrin tim dhe ende ndjehen te kufizuar sepse nuk jane ne gjendje te angazhohen ne nje martese kam arritur ne perfundimin se per mua personalisht eshte e rendesishme te afirmoj ate qe mendoj se ciftet e te njejtit seks duhet te jene ne gjendje te martohen.

Ne rruget e Uashingtonit kalimtaret shprehen opinione te prera rreth deklarates se Presidentit.

Ja cthote Kate Brown nga shteti Maryland

Une mbeshtes barazine e marteses prandaj u gezova. Duhet te jete nje e drejte universale te duash njeriun qe deshiron te duash dhe te marresh te njejtat perfitime sociale.

Ndersa Rupert Moreno nga Uashingtoni thote se ai ka shume miq homoseksuale por nuk e mbeshtet te drejten e tyre per tu martuar me njeri-tjetrin.

Une mendoj se kemi te bejme me nje devijim. Nese ecim ne kete rruge atehere do te kemi njerez qe do te bejne poligami. Pse te mos lejojme edhe martesen midis nje burri dhe disa grave Do ju pelqente kjo

Organizatat e interesuara nuk humben kohe por u perfshine ne debat.  Grupi konservator Keshilli per Studimin e Familjes e quajti njoftimin e  presidentit Obama zhgenjyes por jo per tu habitur dhe parashikon se martesat e te njejtit seks do te jene nje ceshtje madhore ne zgjedhjet presidenciale te ketij viti.

Nderkohe grupet per te drejtat e homoseksualeve e pershendeten deklaraten Ja cthote Michael Cole-Schwartz perkrahes i te drejtave per homoseksualet.

shte nje dite e madhe. Duke premtuar mbeshtetjen e tij te plote per barazine e marteses Presidenti tregoi nje rol te forte udheheqes.

Cole-Schwartz thote se u gezua shume kur degjoi lajmin.

Mendoj se ka dicka te jashtezakonshme te fuqishme kur udheheqesi i botes se lire del ne televizion dhe deklaron se i vlereson njelloj te gjitha familjet. Une mendoj se familje te tilla kane nevoje per te njejtat mbrojtje. Mendoj se deklarata e tij dergon nje sinjal mjaft pozitiv.

Sondazhet e fundit te opinionit tregojne se nje shumice e vogel e amerikaneve jane ne favor te martesave mes te njejtit seks. Vetem pak vjet me pare opinioni publik ishte vendosmerisht kunder nje ideje te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›