E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ne greve 48-oreshe

Transporti publik në Athinë është ndalur sërish sot, me nisjen e një greve 48-orëshe të punonjësve të këtij sektori, në shenjë kundërshtimi me masat e kursimit nga ana e qeverisë.

Në një protestë tjetër, punonjës të kompanisë shtetërore të energjisë elektrike kanë pushtuar ndërtesën e kësaj kompanie, për të parandaluar shpërndarjen e faturave, në të cilat janë përfshirë taksa shtesë.

Qeveria është kërcënuar se do të ndërpresë energjinë për ata që nuk paguajnë.

Prej nesër pikat kufitare me Greqinë do të jenë të bllokuara për lëvizjen e makinave dhe mjeteve tjera transportuese, për shkak të grevës së doganierëve grek.

Greva e doganierëve do të nis nga ora 06.00 e mëngjesit dhe do të zgjase për 10 ditët e ardhshme.

Greqia po përpiqet të sigurojë me këto masa kursimi, kualifikimin për të marrë pakon ndërkombëtare të shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, në përpjekje për të shpëtuar nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›