E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia në krizë, 4000 të vdekur ende marrin pension

ATHINE- Në mes të krizës financiare mbi qeverinë greke bie hija e një supermashtrimi të madh me asistencen sociale. Është zbuluar se 4500 persona të vdekur prej kohësh vazhdonin të merrnin pensionin, duke rënduar ndjeshëm shpenzimet publike në një vlerë prej 16 milionë eurosh në vit.

Ministri i punës Louka Katseli premton se mashtrimi do të dënohete dhe shpegon se po ushtrohet kontroll në rreth 9 mijë mbi 100 vjecarë të cilët vazhdojnë të marrin pension, dhe që pjesa më e madhe prej tyre kanë vdekur prej kohësh. Kjo ndodh pasi shpesh certifikatat e vdekjes nuk regjistrohen në sigurime shoqërore, duke i krijuar mundësi familjarëve të të vdekurve të vazhdojnë të marrin cekun me apra.

“Po kontrollojmë sesa prej tyre janë gjallë” – ka thënë ministri Katseli.
(s.g/ANSA/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›