E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ përshëndet mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni

TIRANË-Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, me anë të një deklarate për shtyp, përshëndeti sot atmosferën e qetë dhe normale në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas Minitrisë së Punëve të Jashtme , zgjedhjet shihen si tregues i zhvillimit të qëndrueshëm demokratik në këtë vend fqinj.
"Vlerësojmë se pjesëmarrja e gjerë në votime dhe administrimi demokratik i gjithë procesit është shprehje e angazhimit serioz politik dhe qytetar, në shërbim të stabilitetit dhe përparimit të Maqedonisë e rajonit",- thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se:- "Përmbyllja me sukses e procesit zgjedhor nga partitë shqiptare është shumë e rëndësishme për dinamikën e zhvillimit të reformave, të procesit të integrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit".
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›