Greqi, vazhdojnë protestat masive e paqësore
ATHINE- Mbi 250 000 persona sipas medias greke janë përqëndruar në sheshin Sintagma në Athinë, duke protestuar prej ditësh në mënyrë paqësore, për masat ekonomike që vazhdon të marrë qeveria greke nxitur nga Treshja, për daljen nga kriza ekonomike që ka mbërthyer Greqinë.
Të gjitha rrugët rreth sheshit qëndror ishin të mbushur me njerëz dhe mbetën të mbyllura deri në mbrëmje vonë.
Parrullat e protestuesve shkruajnë ndër të tjera se “njerëzit e indinjuar do të qëndrojnë në sheshe derisa qeveria të dëgjojë zërin e tyre”.
Protestuesit janë të të gjitha moshave që kanë mbërritur nga ishujt, qytetet dhe fshatrat nga e gjithë bota, me avionë, trena për të qënë të pranishëm në një protestë shumë të gjatë dhe paqësore.
Disa prej tyre thonë se protestojnë për herë të parë në jetën e tyre dhe se nuk i përkasin asnjë partie apo organizimi popitik.
Me parrullat ku shkruhej fjala “Hajdutë!”, protestuesit iu binin bilbilave dhe tenxhereve dhe mbanin jo vetëm flamuj greke, por edhe spanjolle, irlandeze dhe portugeze.
Nuk kanë munguar në këtë protestë edhe incidentet mes protestuesve dhe policisë, sepse nuk mundën të kalojnë murin e forcave speciale që kishin bllokuar rrugën. Policia përdori ndaj tyre kimikate në masë të kufizuar.
Mbrëmë një protestues nuk u ndje mirë dhe dhe ambulanca e transferoi atë në spital.
Protesta masive që ka nisur prej ditësh zhvillohet jo vetëm në Athinë, por edhe në qytete të tjera të Greqisë.
Mijëra persona janë mbledhur në qendër të qytetit të Selanikut, pranë Kullës së Bardhë. Ekipe promovimi shkojnë në lagjet e qytetit për të informuar dhe për t'i bindur njerëzit që të marrin pjesë në protestë.
Paralajmërohet që në sheshin Sintagma të Athinës, të bëhet një grumbullim masiv në mëngjesin e datës 15 qershor, duke inkurajuar gjithë qytetaret të protestojnë në shesh e për rrjedhojë të bllokojnë parlamentin.
(balkanWeb)