Zgjedhjet në Maqedoni i fiton VMRO-DPMNE e BDI e Ahmetit
SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmon fitoren e koalicionit konservator të kryesuar nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevksi, ndërsa në kampin shqiptar BDI e Ali Ahmetit. Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre pozitat e deputetëve nga diaspora. LSDM fitoi 42 mandate, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2. Këto janë rezultatet e para zyrtare të marra nga procesverbalet origjinale nga komisionet komunale zgjedhore
KSHZ: VMRO-DPMNE fitoi 56 deputetë, BDI 15, LSDM 42, PDSH 8
Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fitoi 53 deputetë, ndërsa gjithashtu i fitoi edhe tre pozitat e deputetëve nga diaspora. LSDM fitoi 42 mandate, BDI 15, PDSH 8 dhe RDK 2. Këto janë rezultatet e para zyrtare të marra nga procesverbalet origjinale nga komisionet komunale zgjedhore që sot në konferencë për shtyp i publikoi edhe kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko. Lajmi u publikua nga agjencia maqedonase e lajmeve MIA.
Përqindja nga votimi i djeshëm në gjashtë njësitë zgjedhore në Maqedoni është 63,48 për qind, ndërsa në votim kanë dalë 1.156.085 qytetarë. Fletvotime të vlefshme janë 1.094.999, ndërsa të pavlefshme 31.983. Numri i fletëvotimeve të papërdorura në votimin e djeshëm është 665.449. Përqindja e votimit në tre njësitë zgjedhore në diasporë është 56,67 për qind ose në votim kanë dalë 4.088 shtetas të Maqedonisë me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë vendit.
Kondarko njoftoi se në pajtim me Kodin Zgjedhor po vijon afati prej 48 orësh për ankesat eventuale për votimin e djeshëm, ndërsa gjithashtu nga momenti kur ai i publikoi rezultatet e para zyrtare po vijon edhe afati për ankesa rreth tyre.
KSHZ është kompetente në shkallë të parë të vendosë për ankesat nga votimi dhe rezultatet, ndërsa pasi të skadojë afati 48-orësh për ankesa do të sillet vendim i shkallës së parë kompetent për procedurën e shkallës së dytë është Gjykata administrative e cila gjithashtu duhet të vendos në afat prej 48 orëve.
FITON KOALICIONI VMRO-DPMNE
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmon fitoren e koalicionit konservator të kryesuar nga VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevksi, ndërsa në kampin shqiptar BDI e Ali Ahmetit.
Nga numërimi 100 % i votave, partia në qeveri ka marrë 437.665 vota apo 39 %, ndërsa koalicioni opozitar i kryesuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Branko Crvenkovski ka marrë 367.876 vota apo 32,78 për qind. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ndërkohë që në orët në vazhdim pritet që ky komision të dalë në një konferencë për shtyp në Shkup.
Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit ka 114.870 vota, ose 10. 24 % të votave, PDSH ka marrë 66.055 vota, ose 5.8 %, dhe RDK 29,981 (2,67%.) Ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të zyrtarizohet sot.
VMRO- DPMNE, me shumë gjasa nuk mund ta krijojë qeverinë e vetme dhe do të kërkojë aleancë me partite e vogla, sidomos partitë shqiptare.
GRUEVSKI: FITUAM
Mbrëmë vonë nga selia e VMRO- DPMNE,Gruevski ka deklaruar fitoren, dhemë pas kanë nisur festimet e mbështetësve të tij. Me kënaqësi ju deklaroj se fituesi i këtyre zgjedhjeve është VMRO- DPMNE, dhe koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë. Kemi fituar 55 deputetë nga 123 që ka gjithsej parlamenti"- u deklaroi Gruevski mbështetësve të tij. Kryeministri deklaroi se fitorja e këtyre zgjedhjeve ka një peshë të veçantë, për shkak se ajo u fitua në kushte të krizës ekonomike botërore, por sipas tij, kjo fitore jep edhe përgjegjësi më të madhe nga zgjedhjet e deritanishme.
AHMETI: URON ELEKTORATIN SHQIPTAR
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjithashtu ka uruar elektoratin shqiptar për fitoren në këto zgjedhje, duke theksuar se partinë e tij e presin përgjegjësi të mëdha. Lidhur me formimin e koalicioneve me partitë maqedonase, Ahmeti theksoi se respekton atë parti që ka fituar verdiktin e elektoratit të tij, duke aluduar në VMRO-DPMNE.
Organizata joqeveritare "Most", e cila vëzhgoi zgjedhjet dha rezultatet e para preliminare duke nxjerrë dhe numrat e deputetëve. Sipas të dhënave të para preliminare VMRO-DPMNE ka fituar 53 deputetë, LSDM ka fituar 43 deputetë, BDI ka fituar 14 deputetë, PDSH ka fituar 8 deputetë dhe RDK 2 deputetë. Shumë parti të vogla politike nuk do të përfaqësohen në Parlament, pasi që nuk arritën fitoren e asnjë mandati, ndërsa shqiptarët kanë humbur pesë deputet nga përçarja e votës si dhe jehona e vogël e votuesve, raporton Ina.
THACI URON AHMETIN
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uroi në orët e para të mëngjesit të sotëm kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për fitoren e tij. “E uroj sinqerisht Ahmetin për fitoren dhe partisë së tij, bashkë me partnerin e koalicionit, u takon ta formojnë Qeverinë e Apokalipsës për këtë shtet”, ka thënë Thaçi, raporton Ina. Thaçi tha se partia e tij ka dalë shumë më e fuqishme në Shkup dhe në Kumanovë dhe se PDSH mbetet partia e vetme shqiptare opozitare: Partia Demokracia e Re E Imer Selmanit nuk ka arritur të fitojë asnjë deputet.
CERVENKOVSKI URON GRUEVSKIN
Në kampin maqedonas, edhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski dhe kandidatja e nominuar për kryeministre në rast të fitores së opozitës, Radmilla Sheqerinska ka uruar VMRO-DPMNE për fitoren në këto zgjedhje.
"Beteja do të vazhdojë. Nëse keni parë se çfarë mund të bëjmë me 18 deputetë, mund të paramendoni se çfarë do të bëjmë me 43 deputetë", deklaroi Cërvenkovski duke shtuar se LSDM nuk ndalet dhe se garantoi se koha e kësaj partie po vjen.
Zgjedhjet e djeshme ishin shpresë për të shpejtuar reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) bëri të ditur se pjesëmarrja e votuesve ka qenë mbi 63 për qind, ndërsa zgjedhjet u vlerësuan si të rregullta dhe demokratike, me përjashtim të parregullësive shumë të vogla. Kryetari i këtij komisioni, Boris Kondarko paralajmëroi për sot shpalljen e rezultateve të para jozyrtare.
(s.g/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Raporti paraprak i OSBE/ODHIR: Zgjedhjet në Maqedoni të lira MPJ e Shqipërisë përshëndet mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni VIDEO: Zgjedhjet në Maqedoni, Gruevski shpall fitoren