Greqia në prag të emërimit të kabinetit të ri

Kryeministri në ikje i Greqisë, Jorgos Papandreu, mbajti një mbledhje qeverie të martën. “Kryeministri u tha ministrave se çështja e kabinetit dhe kryeministrit të ri të vendit do të zgjidhet së shpejti”, tha zëdhënësi i qeverisë Ilias Mossialos.
Ministri grek i Turzizmit, Jorgos Nikitiadis, tha se i gjithë kabineti I qeverisë greke ka ofruar dorëheqjen gjatë takimit të lamtumirës që u mbajt sot.
Sfida e frikshme e qeverisë së ardhshme do të jetë balancimi i fondeve ndërkombëtare, të nevojshme për të evituar falimentim e sigurt të vendit, ndërkohë që populli ndjen prej kohësh dhimbjen e masave të ashpra të kursimit. Por, mesa duket BE-ja dhe FMN-ja nuk do të kënaqen me kaq, ato do të kërkojnë masa të tjera shtrëngimesh.
Të tre kandidatët për postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit kanë kredenciale teknokratike: ish-zëvendës/Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Lukas Papademos është emri më i lakuar për të zëvendësuar Papandreun në krye të qeverisë; dy të tjerët janë Nikiforos Diamantouros Avokat Populli i Evropës dhe Panagiotis Roumeliotis, zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar./Start/F. Prroni/
2011-11-08 16:29