E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e gatshme të bëjë ekspertizën e videos Meta-Prifti

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fyle Peter Stano, i cili theksoi se në Shqipëri vërehet progres i vogël në luftën kundër korrupsionit.

“Ajo që duhet theksuar është se në merremi me sistemin e drejtësisë shqiptare, e madje në raportin e fundit të progresit mbi Shqipërinë, me lejoni ta citoj, ‘ne vërejtëm progres shumë të vogël në dhënien e provave të forta për hetimin proaktiv, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet’, çfarë përbën një prioritet kyç për Shqipërinë. E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe në një mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit”, u shpreh Stano për tch. /Start/

                                                                                             2011-11-09 08:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›