Papadhimas, kryeministri i ri i Greqisë

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni shtetëror grek “Net”, i cili sqaroi se Papadhimas është kreu i ri i qeverisë, që vjen në këtë post me mbështetjen e dy partive kryesore të Greqisë. Si PASOKU me në krye Papandreun, ashtu edhe Demkracia e Re me në krye Samarasin i kanë dhënë mbështetjen e tyre ekonomistit të njohur.
Po kush është Lukas Papadhimas?
Lukas Demetrios Papadhimas është lindur me 11 tetor 1947. Ai është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës së Greqisë nga viti 1994 deri në vitin 2002. Papadhimas po ashtu ka shërbyer si zv/President i Bankës Qendrore Evropiane nga viti 2002 në vitin 2010. Aktualisht është profesor i politikës publike në Shkollën e Qeverisjes Kenedi dhe në Universitetin e Harvardit, teksa që prej ikjes nga BQE-ja shërben edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Papandreu.
I lindur në Athinë, Papadhimas u diplomua në Institutin e Teknologjisë në Universitetin e Masaçustesit në vitin 1970, mori masterin për inxhinieri elektronike në vitin 1972, teksa në vitin 1978 u bë doktor në ekonomi.
Nga viti 1975 deri në vitin 1984 ishte pedagog në Universitetin e Kolumbias ndërsa nga 1988 në vitin 1993 në Universitetin e Athinës.
Papadhimas ka shërbyer si ekonomist i lartë në Bankën e Rezervës Federale në Boston në vitin 1980. Ai iu bashkua Bankës së Greqisë në vitin 1985, teksa u bë zv/guvernator në vitin 1993 dhe guvernator në vitin 1994.
/Start/F. Prroni/
2011-11-08 17:08