Alarmi i FMN Faze e rrezikshme per ekonomine e botes

E marte 20 shtator 2011 NOA 8211 Fondi Monetar Nderkombetar uli ndjeshem parashikimin per ekonomine e Shteteve te Bashkuara dhe te vendeve te Eurozones mes shqetesimeve se Evropa nuk do te jete ne gjendje te zgjidhe problemin e krizes se borxheve qeveritare.
FMN-ja tha sot se ekonomia globale pritet te rritet me 4 perqind kete vit dhe vitin e ardhshem e nxitur kryesisht nga zgjerimi i shpejte ekonomik i Kines Brazilit dhe Indise. Por agjencia jep nje pamje me te zymte per Shtetet e Bashkuara dhe 17 vendet e Eurozones.
Sipas FMN-se ekonomia amerikane me e madhja ne bote do te rritet me 15 perqind kete vit dhe 18 perqind vitin e ardhshem. Vetem disa muaj me pare ne qershor FMN-ja parashikonte nje rritje prej 25 perqind per Shtetet e Bashkuara.
FMN-ja po ashtu uli edhe parashikimin per vendet e Eurozones per shkak te shqetesimeve se sistemi financiar i Greqise mund te falimentoje duke destabiluzar edhe rajonin. Sipas FMN-se ekonomia e vendeve te Eurozones do te rritet me 16 perqind kete vit dhe vetem 11 perqind vitin e ardhshem. Edhe keto shifra jane me te ulta se sa parashikimi i disa muajve me pare. Kryeekonomisti i FMN-se Olivier Blanchard tha se frika nga e panjohura eshte e larte. Zyrtaret e FMN-ses thone se ligjvenesit ameriane dhe ata evropiane duhet te veprojne me vendosmeri per te ulur deficitet buxhetore.
a.q/NOA