E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Ekonomia botërore, ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Fondi Monetar Ndërkombëtar tërhoqi vërejtjen se ekonomia botërore ka hyrë në një fazë të rrezikshme, duke përmendur krizën e borxheve në euro-zonë dhe pozitën e brishtë ekonomike të Shteteve të Bashkuara si rreziqet më të mëdha për rritjen e ekonomisë botërore.
Në një raport mbi gjendjen e ekonomisë botërore, FMN-ja vlerësoi se çështjet që ndërlidhen me ekonominë në Shtetet e Bashkuara dhe në euro-zonë mund të ndikojnë në rënien e vendeve në recesion.

Sipas parashikimeve të FMN-së, GDP-ja botërore do të shënojë një rritje të zbehtë prej 1.5 për qind deri në vitin 2011. Në parashikimet në fjalë thuhet se niveli ekonomik botëror do të ulet në katër për qind në vitin 2012 nga pesë për qind sa ishte në vitin 2010 për shkak të telasheve të mëdha financiare në euro-zonë.

Raporti i FMN-së gjithashtu shpreh shqetësimin për rigjenerimin e ekonomisë amerikane dhe mundësinë që ajo të vuajë nga goditje të vazhdueshme.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›