“Lanabregasi”, PS kërkon interpelancë me Bashën

Këshilltarët e opozitës deklarojnë se nuk ka pasur transparencë në këtë drejtim.
“Ne si këshilltarë të opozitës jemi thellësisht të shqetësuar kur gjendemi përballë faktit të kryer, ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private. Në fakt e vërteta është se kemi të bëjmë me një akt blerjeje mes dy subjekteve që janë pasuri publike si për sa i përket Ujësjellësit të Tiranës, institucion i bashkisë, ashtu dhe HEC të Lanabregasit. Bashkia e Tiranës dhe kryetari Lulzim Basha ka heshtur. Qytetarët vërejnë një procedurë aspak transparente, me pika të errëta, me synime korruptive, për përcaktimin e fituesit apo çmimit të blerjes, mënyrës së pagesës dhe procedura të tjera të lidhura me të. Sipas ligjit, privatizimet dhe koncesionet jepen pas një procedure të qartë konkurrimi të hapur. Kjo nuk ka ndodhur sikurse dhe raste të tjera të ngjashme”, the kreu i grupit Aldrin Dalipi.
Për këtë arsye, ata kërkojnë interpelancë me kryebashkiakun Basha për të dhënë shpjegime për këto akt. /S.Ll/Start/
2012-05-14 16:14