Aksion për mbrojtjen e fëmijëve në qarkullimin rrugor
Karvani edukativ i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për pjesëmarrje të sigurtë në qarkullimin rrugor fillon sot në sheshin Magnolia në Manastir.
Karvani zhvillohet në kuadër të aksionit të quajtur “T’i mbrojmë fëmijët në qarkullimin rrugor”, i cili është në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacion dhe operatorit celular Vip.
Karvani edukativ përmes aksionit komunikativo-edukativ dhe lëvizjes së përbashkët kreative do t’i edukojë nxënësit, ndërsa rëndësi të posaçme do të vihet mbi nxënësit e klasës së parë, për rrugë të sigurt prej në shtëpi deri në shkollë dhe anasjelltas.
Është paraparë që karvani të mbahet në dhjetë qytete më të mëdha në Maqedoni.