Nesër çel siparin festivali “Netët apolloniane 2011”
TIRANË- Duke filluar nga nesër, Amfiteatri i Apollonisë, në qytetin e Fierit do të presë përgjatë gjithë javës, Festivalin “ARCHEO.s/Netët Apolloniane 2011”. Festivali që organizohet nga Bashkia e Fierit në bashkpunim me MTKRS-në dhe programin e ACHEO, do të mbahet nga data 4-11 shtator dhe synon të promovojë në rang ndërkombëtar Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apollonisë dhe objektet historike që përmbledh ky park.
Ai financohet nga projekti i Bashkimit Europian "IPA Adriatik" dhe pritet që në dyvjeçarin 2011-2012 të përmbledhë projektet më cilësore që zhvillohen aktualisht në Fier, Apolloni e Bylis, si Festivali i teatrit Apollon, “Apolonia international Fest”,“Sofra Ilire”, “Shqipëria është kulturë”.etj
Në bazë të programit të publikuar nga (MTKRS), sipari i këtij festivali do të hapet me një ekspozitë pikturash ditën e dielë në ora 19:30 dhe do të mbyllet të dielën e 11 shtatorit me veprën e Brech-Wail “Opera për tre groshë”.
Agron Xoxa, Drejtor i Projektit ARCHEO, gjatë një konference për shtyp të shtunën në Tiranë, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti si dhe informoi mbi risitë që pritet të ofrojë ky aktivitet. “Festivali, në strukturën artistike të tij, do të zhvillohet në traditën e festivalit “Apolonia Fest”, pra si një festival Multi-Art, ku do të kemi ekskluzivitetin e premierave absolute. Risia këtë vit, në krahasim me aktivitetet e ngjashme të zhvillura vitet e kaluara është krijimi hapësirave të nevojshme për artistët e rinj, të cilët kanë nevojë për mbështetje në hapat e para të karrierës së tyre”, tha Xoxa.
Në kuadër të risive, koordinatori Artistik i festivalit, Mitro Kuteli, tha se në aktivitet do të marrin pjesë grupe nga vende të ndryshme të botës, si “Kori i Konservatorit të Leçes” nga Italia, “Naama, Women’s Vocal” nga Izraeli apo grupi i vajzave “Klapa Fortuna”, nga Dubrovniku i Kroacisë etj.
(m.a/ata/BalkanWeb)