Kosove kufiri me Serbine

KFOR-i shprehet i gatshëm të ndihmojë autoritetet kosovare në hapjen e kufirit verior me Serbinë pavarësisht se ende nuk është i informuar për detajet e planit të qeverisë së kosovës.
Por sipas komandantit në largim të KFOR-it, Erhard Buhler, fillimisht ai duhet ta ketë planin e grupit punues të qeverisë, hartimi i të cilit sipas gjeneralit akoma është në fazën fillestare.
Për këtë ceshtje gjenerali Buhler foli pas takimit që pati me shefin e komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Giampaolo Di Paolo. Pjesë e takimit ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Ceku.
“E kemi bërë në të kaluarën për shkak të situatës së sigurisë. Nuk ka pasur mënyrë tjetër t’i dërgojme doganierët dhe policët në pikat kufitare. Kjo ishte pjesë e marrëveshjes fillestare të DoganatRadikalët, llogari qeverisëVeriu, EULEX studion kthimin e doganierëve Limaj: Thaci, një hipokrit cilën e arritem ndërmjet 25 dhe 26 korrikut, dhe kur e bëmë në të kaluarën mund ta bëjmë edhe tani nëse gjendja e sigurisë e kërkon këtë”, tha gjenerali Buhler.
Vizita e admiralit Giampaolo Di Paolo në Kosovë bëhet në kuadër të vizitave të tij vjetore. Por këtë herë i gjithë theksi u vu te ngjarjet në veri, një zonë kjo të cilën admirali e cilësoi se kaloi nëpër një verë të nxehtë ushtarake.
Ai mbështetet faktin se KFOR-i është përgjegjës për situatën e sigurisë, por celësi i zgjidhjes së problemit admirali Dipaolo tha se është dialogu Prishtinë-Beograd.
“Situata e sigurisë në veri është delikate por le të shpresojmë që ky dialog është celësi i sigurisë dhe i stabilitetit në Kosovë”, tha admirali, Di Paolo.
Admirali Di Paolo dhe komandanti KFOR-it thanë se për momentin nuk ka plane për reduktimin e forcave në Kosovë. Sipas shefit të komitetit ushtarak të NATO-ss, qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i frikësohen reduktimit të trupave të NATO-s sepse kjo do të nënkuptonte që situata e sigurisë në Kosovë është e qetë. Në lidhje me FSK Di Paolo tha se jemi afër momentit që forca e sigurisë të marrë kapacitetet e plota që i takojnë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Debati për qendrën e Prizrenit
Prizrenasit shprehen kundër rikthimit në votim të projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit e cila parashihet me pakon e Ahtisarit. Greqia nuk do njohë Kosovën
Greqia nuk ndryshon qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm grek, Stavros Lambrinidis premtoi shumë mbështetje për persperktivën europiane të Kosovës, por gjatë vizitës në Prishtinë nuk dha asnjë shpresë për njohjen e shtetit kosovar. Serbi, ariu masakron 55-vjecaren
Një ari në Serbi ka sulmuar në mënyrë të egër dhe ka vrarë një grua që po i jepte për të ngrënë. Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit Komunal për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projektligjit për Qendrën Historike të qytetit, që po shqyrtohet nga asambleja komunale.
Kosovë, deputetët injorojnë gjykatën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre.
Lajmet kryesore
Vlorë, shpërthim në një makinë, një i vdekur
Viktima, një gjyqtar 35-vjecar
Terrorizmi, Obama: Të dyfishohen sforcot
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Luan Hoxha: Withers gënjen