Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri grek Kostas Karamanlis, ka deklaruar se vendi i tij, për momentin, nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me njohjen e pavarësisë e Kosovës. I pyetur nga BBC, ai ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se Greqia vendimin për njohjen do ta shqyrtojë në bazë të interesave të veta kombëtare. Përsa i përket mosmarrëveshjes me Maqedoninë, kryeministri grek, ka thënë se pala tij pranon vetëm një emër me përcaktim gjeografik, i cili duhet të përdoret në të gjitha marrëdhëniet e vendit fqinj. Siç sugjerojnë disa analistë grekë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë do të mund të ndikonte në shpërbërjen e mjegullës së pafavorshme për Athinën në hapësirat e banuara nga shqiptarët në Ballkan. Po sipas analistëve, acarimi i marrëdhënieve me Maqedoninë, do të mund të përbënte një motiv të fortë në drejtim të njohjes. Mirëpo Athina duket se ende nuk ka marrë një vendim të qartë për këtë çështje dhe në deklarata të herëpashershme ka lënë të kuptohet se në thelb nuk e përjashton njohjen, si p.sh., në rastin e Osetisë së Jugut dhe Abkazisë, por nga ana tjetër, kjo njohje nuk ndodhet në planet e saj të afërme. Karamanlis, u pyet për këtë çështje nga BBC, gjatë konferencës vjetore për shtyp që jep për gazetarët vendas e të huaj, në kuadrin e panairit ndërkombëtar të Selanikut.
Qëndrimi për Kosovën
“I peshojmë të gjitha mundësitë. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye që të ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e Kosovës”, u përgjigj kryeministri grek. Qëndrimi zyrtar i Athinës është se çështjen e njohjes do ta shqyrtojë mbi bazën e interesave të veta kombëtare dhe kryeministri e përsëriti edhe njëherë këtë gjatë përgjigjes së tij.
Sa i përket mosmarrëveshjeve me Maqedoninë, në fjalimin e tij, ku tradicionalisht paraqiten prioritetet e Qeverisë në të gjitha fushat, kryeministri Karamanlis, në mënyrë të tërthortë, u është përgjigjur edhe akuzave të ditëve të fundit nga kryeqyteti fqinj, se “zgjidhja e çështjes së emrit pengohet nga nacionalizmi grek”.
Qëndrimi për Maqedoninë
“Ne ia kemi bërë të qartë Shkupit fqinj se në çdo rast marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë kanë rëndësi primare”, - tha kryeministri grek, duke iu referuar vetos që vendosi Greqia për anëtarësimin e Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë në NATO, duke lënë të kuptohet se ky qëndrim do të vazhdojë, me vendosmëri, si në Bukuresht, siç tha shprehimisht. “Kredibiliteti ynë është provuar dhe pozicioni ynë është i qartë:
Një emër me përcaktim gjeografik që do të vlejë ndaj të gjithëve”, - tha Kostas Karamanlis, duke formuluar në mënyrën më zyrtare qëndrimin e Athinës dhe që, sipas palës greke, përbën edhe tërheqjen më të madhe. Kjo sepse ende është në fuqi një vendim i liderëve politikë grekë, në vitin 1993, që të mos pranohet asnjë lloj emri që ka në përbërje fjalën “Maqedoni”. Më tej, kryeministri grek ka përsëritur mbështetjen e Athinës ndaj perspektivës europiane të vendeve të rajonit, duke theksuar se respektimi nga ana e tyre i vlerave, parimeve dhe kërkesave që shtron Bashkimi Europian, do të thotë dhe integrim i plotë i këtyre vendeve në familjen europiane.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008