E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u nuk mund të shuhet

Autori i Lajmit: red.
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka deklaruar se UNMIK është vet fajtor për rrënimin e kredibilitetit të tij në Kosovë, mirëpo ka shtuar se, kjo nuk është bazë e mjaftueshme për shuarjen e këtij misioni. “Ata nuk e kanë zgjidhur asnjë krim të rëndë në Kosovë dhe kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e tyre. Megjithatë, kjo nuk është bazë e mjaftueshme që BE-ja të shuajë këtë funksion të UNMIK-ut në Kosovë. Kjo nuk është e mundur, dhe nuk është rrugë e duhur, për shkak se UNMIK-u është vendosur në bazë të Rezolutës 1244 dhe vetëm nëpërmjet kësaj mënyre edhe mund të shuhet”, - ka thënë Ivanoviç. Shqiptarët e Kosovës, sipas tij, nuk janë të kënaqur me UNMIK-un sepse e lidhin atë me një periudhë kur nuk ishin të pavarur por nën protektorat. “Shqiptarët dëshirojnë të heqin qafe këtë periudhë të kaluar”, - ka vlerësuar Ivanoviç. Megjithatë sipas tij nuk mund të ndodhë kështu, sepse shqiptarët nuk janë pushtetarë të vërtetë në Kosovë. “Ata mund të bëjnë presion mbi UNMIK-un, siç janë duke bërë tani, mirëpo kjo nuk do të jetë arsye e mjaftueshme që UNMIK-ut të shuhet vetvetiu”, - ka thënë ai. Ivanoviç ka tërhequr vërejtjen se as shefi i tashëm i UNMIK-ut dhe asnjë shef tjetër i ardhshëm i tij nuk do ta kenë mandatin për t i dhënë fund këtij misioni. Ai, sipas tij, duhet të veprojë në pajtim me mandatin të cilin ia jep Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›