E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Me socialistët kundër Topallit”

Autori i Lajmit: red.
Demokristiani Nard Ndoka iu rikthehet akuzave kundër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ai këmbëngul në largimin e saj nga posti i kryeparlamentares. Ndoka i quan të rrezikshme tentativat e saj për tu kthyer në të gjithëpushtetshmen e politikës duke abuzuar jo rrallëherë me kompetencat që i takojnë me ligj. “Ka shkelur disa herë rregulloren e Parlamentit, Kushtetutën e vendit, ka krijuar përplasje institucionale, duke filluar me Presidentin e Republikës, me Gjykatën Kushtetuese, me Prokurorinë e Përgjithshme, me të gjitha Grupet Parlamentare ka interferuar dhe është përpjekur të bëjë keq rolin e ministres së Integrimit, ministrit të Jashtëm, ministrit të Shëndetësisë. E ka pasur shumë përzemër rolin e ministrit të Transporteve”, - u shpreh Ndoka. Pas konfliktit të nxehtë me kryeparlamentaren, në kulm të të cilit Ndoka e cilësonte atë si përgjegjese të krizës në partinë e tij, Ndoka do ti bashkohet opozitës në mocionin e shkarkimit të saj. "Në rradhë të paëe e mira e saj është të çlirohet nga ngarkesat e shumta, në radhë të dytë i bën mirë vetë Partisë Demokratike dhe mazhorancës dhe do të jetë një shërbim besoj i të gjithë kolegëve dhe të PD-së, për vetë kolegen e tyre, e cila është në një periudhë delikate duke pasur parasysh dhe moshën e saj që të çlirohet disi nga ngarkesat natyrale apo artificiale qofshin ato"- , vijoi ai Tashmë kur shtatori do të verifikojë dhe unitetin brenda mazhorancës dhe opozitës për projektligje të rëndësishme, demokristianët e kanë bërë publike votën kundër draftit të të djathtëve për prokurorinë.

Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›