E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neritan Ceka kandidat i PAD-së për President

Neritan Ceka

Pas vetshpalljes si kandidat për President të Republikës, nga Fatos Nano,Partia Aleanca Demokratike ka propozuar një tjetër kandidat për këtë post.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Aleanca Demokratike është vendosur që të propozohet si kandidaturë për President, Neritan Ceka.

Ceka do të jetë tashmë një kandidat zyrtar për postin për kreun e shtetit.  Përfaqësues të PAD-së janë shprehur gjatë një komunikimi me mediat, se kandidatura e Neritan Cekës, ka shanse për të marrë mbështetjen e të gjitha palëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›