Ina Rama prokurorëve: Tolerancë zero ndaj krimit

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama
Kryeprokurorja Ina Rama u kërkoi prokurorëve që toleranca ndaj krimit të jetë zero dhe ata të jenë më shumë përgjegjshmëri në punën e tyre të përditshme.
Deklarata e prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, erdhi gjatë mbledhjes së Këshillit të Prokurorëve.
Duhet të luftoni fort krimin. Kemi rezultate të mira, por ka vend për përmirësime. Ndaj është vendi për t`u drejtuar një thirrje të gjithë prokurorëve për përgjegjshmëri më të lartë, deklaroi prokurorja e Përgjithshme.
Këshilli i Prokurorisë zgjodhi në mbledhjen e sotme Shkëlqim Hajdarin si kryetar të Shoqatës së Prokurorëve në vend. / E.L.