Greqia paralajmëron daljen nga Eurozona

“Paketa e dytë e ndihmave duhet të jepet, në të kundërt ne do ta shohim veten jashtë tregjeve, jashtë euros”, tha zëdhënësi Pantelis Kapsis për “Skai TV”.
Duke paralajmëruar grekët për pasojat shkatërrimtare të rikthimit tek dhrahmia, Kapsis tha se “besoj që të gjithë grekët dëshirojnë që ne të qëndrojmë ne Eurozonë”.
Qeveria po lufton me opozitën publike për masa të reja kursimesh, të cilat kërkohen nga huadhënësit.
Analistët thonë se paralajmëroi bëhet në mënyrë që të fitohet mbështetje për lëvizjet.
Kryeministri grek, Lukas Papademos, pritet ti drejtohet kombit me një fjalim në ditët në vijim me qëllim që të fitojë mbështetje për shkurtimet e reja të shpenzimeve dhe për reformat strukturore.
Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord në muajin tetor për t’i dhënë Greqisë paketën e dytë të ndihmave me vlerë 130 miliardë euro, por kusht për këtë vendosën masa më të ashpra kursimi dhe ristrukturimin e ekonomisë./Start/F. Prroni/
2012-01-04 12:37