E Diel, 1 Nëntor 2026

I ri politik fetar - nje brez i ri politikanesh

Ajo studion psikologji eshte sekretare ekzekutive e Partise se Pirateve dhe hebreje praktikuese. Per Marina Weisbandin feja eshte nje pjese qendrore e jetes se saj. Qe prej suksesit te papritur te Pirateve ne zgjedhje synimet e te cileve jane para se gjithash forcimi i te drejtave te qytetareve 25 vjecarja ka shume pune. Megjithate e premtja Sabbat dita tradicionale e hebrenjve eshte tabu ajo eshte rezervuar per vajtjen ne sinagoge. Nje rendesi te vecante Sabbati ka edhe per nje grua tjeter Hasret Karacuban e te Gjelberve mban shami koke punon ne Parlamentin e Landit te Dyseldorfit dhe eshte e angazhuar ne grupin e punes brenda partise Grupi i Punes Myslimanet. Feja eshte per 32 vjecaren gjithashtu me rendesi qendrore. Si myslimane ajo ka qene pjese e nje minoriteti

Motivimi per mua qe te jem anetare e te Gjelberve eshte natyrisht i gjithe programi politik por edhe menyra si behet politika ndaj minoriteteve qe te drejtat e minoriteteve kane rendesi te madhe. Une nuk kam motivim fetar per te bere politike ose per te zbatuar synime te caktuara politike por ketu kemi te bejme me te vertete me motive te pastra politike.

Te dyja grate jane mjaft te ndryshme nga njera-tjetra por qendrimin se feja eshte e rendesishme ato e kane te paktet te perbashket. Kemi te bejme me nje brez te ri politikanesh Me e vonta qe prej atentateve te 11 shtatorit 2001 lufterave ne Irak ose ne Afganistan feja eshte kthyer ne teme- edhe ne axhenden politike. Prezenca mediale e Dalai Lamas ose transmetimet televizive te ngjarjeve te medha ne Vatikan e bejne te qarte kete ne plan global. Vec kesaj edhe peizazhi mediatik i Evropes ka ndryshuar nga migrimi. Gastarbeiter-at punetoret mysafire te dikurshem sollen ne Gjermani jo vetem fuqine e tyre punetore por edhe nje identitet fetar. Studiuesit e fese flasin ne kete rast per nje pluralizim te peizazhit fetar. Brenda botes ekonomike shumellojshmeria shihet si shans strategjite e diversitetit po gjejne gjithnje e me shume perkrahje. Por si duket puna ne peizazhin politik Marina Weisband

Besoj se ne brezin e ardhshem te politikaneve do te na nevojiten gjerat nga me te ndryshme. Na duhen artistet na duhen ateistet na duhen agnostiket na duhen besimtaret. Shpresoj qe ne te ardhmen politikani ti permbahet asaj qe eshte dhe te perceptohet vertet ne ate menyre qe eshte. Une dua te jem politikane dhe te kem mundesi te them hapur une jam hebreje. Dhe une jam e gezuar qe kam mundesi ta them kete sot.

Atdheu politik i katolikeve por edhe protestanteve tradicionalisht eshte CDU-ja Bashkimi Kristjandemokrat i Gjermanise. Ketu ekziston Grupi i Punes Evangjelist brenda CDU-se si dhe organizime pak a shume te clireta te te krishtereve besimtare. Per sekretarin e pergjithshem te deges se CDU ne landin e Renanise Veriore-Vestfalise vizitat e rregullta ne kisha dhe lutjet e cdo darke bejne pjese ne ritualin fetar. Oliver Wittke e praktikon fene e tij sheh ne te nje spirance te rendesishme dhe nje linje drejtuese per jeten e tij

Perfytyrimi i krishtere per njeriun eshte nje nga tezat drejtuese te politikes se CDU-se. Kur ne rame dakord tani per konsensusin e madh te shkollave shumellojshmerine e sistemeve te ndryshme shkollore ne landin e Renanise Veriore-Vestfalise - CDU-ja SPD-ja dhe Aleanca 90/Te Gjelbrit- ne i kushtuam rendesi faktit qe edhe ne te ardhmen te ekzistoje shumellojshmeria e shkollave sepse duke u nisur nga perfytyrimi i krishtere per njeriun ne jemi shume te bindur se cdo femije duhet te marre mbeshtetje individuale sepse ai eshte nje personalitet i pavarur dhe jo te gjithe femijet jane njesoj.

Autor Ulrike Hummel/ Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›