E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelecom rrit 8 herëkapacitetin e fibrësoptike me Italinë

TIRANë- Kompania Albtelecom rrit me 8 herë kapacitetin e fibrës optike me Italinë. Nga 2500 Megabit që është kapaciteti aktual i kësaj linje, me vendosjen e kësaj fibre optike kapaciteti pritet të shkojë në 20000 Megabit.

Drejtuesi Sevket Acar deklaroi për mediat se Albtelecom pritet që së shpejti të finalizojë gjithashtu projektin për ndërtimin e centralit të parë të internetit në Ballkan duke bërë që interneti dhe e-maili të jenë shumë më të shpejtë për trafikun kombëtar të përdoruesve.

Ndërsa po punohet për të ndërtuar një Qendër të Dhënash (Data Center) në Tiranë për të siguruar shërbim për bizneset në Shqipëri dhe vendet e rajonit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›