Shkelje disipline në stadiume, FSHF penalizime për futbollistë e trajnerë

Situatat jo të këndëshme në stadiumet shqiptare kanë cuar në marrjen e disa vendimeve me rëndësi në mbledhjen e sotme të Komisionit te Disiplines se FSHF. Në një njoftim për shtyp FSHF bën me dije vendimet e marra që vijojnë si më poshtë:
“Ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin78 te KDS
VENDOSI:
1. KF " Tirana " per hedhje te mjeteve ndezese ne fushen e lojes si dhe ofendime te vazhdueshme te tifozeve te saj , denohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatore bazuar ne nenin 66.3/a te KDS
2. Lojtari i KF " Tirana " Gerard Tushe per peshtyrje ndaj kundershtarit denohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe ne baze te neneve 48.1/f dhe 48.1/3 te KDS .
3. KF " Kastrioti " per hedhje te sendeve te forta dhe mjeteve ndezese ne fushen e lojes denohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatore bazuar ne nenin 66.3/a te KDS
4. Zyrtari i KF " Kamza " Skerdi Bejzade per ofendim dhe goditje te lojtarit kundershtar denohet me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe bazuar ne nenet 48.2/b dhe 48.3 te KDS.
5. Lojtari i KF " Kamza " Gentian Manuka dhe lojtari i KF " Dinamo " Ervis Kaja per sjellje jo sportive ndaj lojtareve kundershtar denohen secili me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe bazuar ne nenet 48.1/d dhe 48.3 te KDS .
6. Lojtari i KF " Kamza " Mario Bytyci per ofendim dhe kercenim ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe bazuar ne nenin 56.1/a te KDS
7. Trajneri i KF " Bylis " Naxhi Shensoi per ofendim te zyrtareve te ndeshjes denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 leke gjobe bazuar ne nenin 56.1/a te KDS .
8. KF " Luftetari " per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes denohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektatore bazuar ne nenin 66.3/a te KDS”thuhet në njoftim.