Krishtlindje pa paqe ne politike
Kreu i shtetit kryetarja e Kuvendit kryeministri e kreu i opozites vizituan dy komunitetet kristiane ate ortodoks e katolik e ne kete mori vizitash pati ndasi mes tyre duke reflektuar situaten politike. Ne urimin e pervitshem dhene katolikeve tek Imzot Rrok Miredita u ndodhen dje kreu i opozites Edi Rama kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si
dhe kreu i LSI-se Ilir Meta. Ne ato pak minuta te ndara se bashku pati shkembime urimesh ne distance pa adrese dhe ne largim Rama e Topalli nuk denjuan ti japin as doren njeri-tjetrit. Kryetarja e Kuvendit shkembeu nje shtrengim dore me gruan e Rames Linditen por shmangu takimin me bashkeshortin e saj kreun e opozites ne sallen ku kreu i katolikeve priste te ftuarit per festen e Krishtlindjes.
Shkodra
Ndryshe nga vitet e tjera permbytja e ketij viti ne Shkoder la gjurme te thella dhe nuk kaloi pa u kujtuar ne meshen e shenjte te nates se Krishtlindjeve ne katedralen e ketij qyteti. Ashtu si ne shume qytete te Shqiperise edhe ne Shkoder besimtaret e krishtere e kane pritur ne atmosfere naten e Krishtlindjeve. Arqipeshkiva e Shkodres ka mbajtur nje meshe ne katedralen e qytetit ku ishin te pranishem me qindra besimtare. Por sivjet ndryshe nga vitet e kaluara lutjet e klerikeve dhe te qytetareve pervec atyre tradicionale ishin te perqendruara edhe ne lutjen ndaj Zotit qe permbytjet masive te mos perseriten me ne Shkoder. Arqipeshkvi i Shkodres Monsinjor Angjelo Masafra gjate meshes se mbajtur ne mbremjen e Krishtlindjeve nje pjese te mire te fjaleve te tij ia ka kushtuar lutjes ndaj Zotit qe ta mbroje Shkodren nga permbytjet. Me pas besimtaret e shume kane mbushur rruget e qytetit duke krijuar nje atmosfere feste ne zhurmen e fishekzjarreve atmosfere qe me shume se kurre i nevojitej Shkodres si kunderpergjigje per ate fatkeqesi natyrore qe perjetoi ky qytet gjate ketij fillim muaji. Nderkohe gjate dites se sotme kane bere vizita ne katedralen e Shkodres edhe drejtues te pushtetit lokal klerike te besimeve te tjera dhe shume qytetare. Ata u shprehen se kjo eshte dita kur Krishti u ngjall. shte dita e lutjeve per mbaresi per kedo besimtar. Por ajo qe vihej re ne lutjet dhe mesazhet e cdo qytetari ne kete dite feste ishte pikerisht permbytja.
Topi Kemi nevoje per me pak tension
Me rastin e Krishtlindjeve Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi vizituan Seline e Kryepeshkopates se Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise ne Tirane ku u priten nga kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe me pas Seline e Kishes Katolike ne Tirane ku u mikpriten nga Arqipeshkvi Imzot Rrok Mirdita. Gezuar Gezuar te gjitheve ne menyre te vecante besimtareve te krishtere te cilet sot kane festen Nje feste qe te inspiron me shume paqe me shume dashuri me shume harmoni. Sot ka me shume mesazhe per paqe per qetesi por besoj qe mesazhi qe vjen natyrshem per shoqerine tone eshte Me pak tension. Me shume mirekuptim me shume marreveshje sepse gjerat e mira behen se bashku dhe gjerat e mira natyrisht qe behen kur jemi ne harmoni sic ndodh ne familje. Sa me shume harmoni Sa me shume gezim per te gjithe ju uroi Presidenti Topi.
Sali Berisha
Nje urim te vecante kam kete vit per qytetaret e Shkodres Nenshkodres dhe zonave te tjera te permbytura te cilet e kremtojne kete dite te madhe ne rrethana shume te veshtira. Por serish dhe ata e te gjithe shqiptaret kane nje motiv per tu gezuar ne kete Krishtlindje sepse nuk kemi pasur as edhe nje jete te humbur. Ka pasur dhe ka disa femije te lindur ne kushte te veshtira por jane shendoshe e mire dhe ka nje solidarizim vellazeror nga mbare shqiptaret por dhe nga bota gje per te cilen i falenderoj shume perzemersisht dhe i garantoj se qeveria qendron teresisht dhe fuqishem ne mbeshtetje te tyre. Gezuar u shpreh kryeministri gjate urimeve te tij ne Kishen Katolike dhe ate Ortodokse.
Jozefina Topalli
Une u uroj te gjithe shqiptareve Gezuar Krishtlindjet. Ne kete dite te Krishtlindjeve une kam nje mendim te vecante per ata qe jane ne veshtiresi per zonat e permbytura. Natyrisht nje mesazh Gezuar Krishtlindjet edhe per ushtaret qe jane ne Afganistan. Per ata qe jane atje per te mbrojtur paqen ne bote. Deshiroj tu uroj te gjitheve Gezuar Krishtlindjet nje feste qe sjell gezim sjell paqe dhe ne te gjithe kemi nevoje per paqe. Krishtlindjet vijne ne fund te nje viti qe ka qene shume i bukur per shqiptaret. Festa e Krishtlindjeve ka edhe lirine brenda dhe levizja e lire heqja e vizave ka qene mbyllja me e bukur e ketij viti te rendesishem per shqiptaret. Gezuar te gjitheve u shpreh kryetarja e Parlamentit.
Ilir Meta
Uroj qe kjo dite kaq e rendesishme te sjelle sa me shume paqe dhe drite per te gjithe besimtaret e krishtere dhe per te gjithe qytetaret shqiptare. Jam i bindur se viti tjeter do te jete akoma me i mire tha Meta. Kreu i LSI-se beri nje urim te vecante dhe per popullin e Shkodres te cilet po kalojne momente te veshtira per shkak te situates se permbytjeve. Mbi te gjitha dua qe ky urim tu shkoje te gjitha atyre familjeve shkodrane qe ne kete fund viti perballen me nje fatkeqesi natyrore te cilet kane nevoje per durim mundim sakrifica te vecanta te cilat une uroj dhe shpresoj qe nuk do te vazhdojne per nje kohe te gjate perfundoi urimin e tij Meta.
Edi Rama
Krishtlindjet sjellin mesazhin e dashurise dhe forces per te perballuar veshtiresite u shpreh Edi Rama gjate vizitave ne Kishen Ortodokse dhe ate Katolike. Sot kur pjese te tera te Shqiperise jane ne veshtiresi jane permbytur jane ne nje gjendje nga e cila duhet te dalin sa me pare eshte dashuria solidariteti dhe forca e te gjitha ndjenjave qe frymezon kjo dite qe duhet ti bejne te gjithe te besojne se e ardhmja do te jete padyshim me e mire dhe se se bashku mund ta bejme te ardhmen qe te jete me e mire ne nje te dite me te afert dhe jo thjesht si nje kohe e cila domosdoshmerisht
do te jete me e mire
por qe ska dyshim qe nuk duhet te jete e larget
u shpreh Rama.
Ilir Meta me banoret e Bushatit per Krishtlindje
SHKODER- Zv.kryeministri Ilir Meta mbremjen e Krishtlindjeve vizitoi banoret e Malit te Jushit ne komunen e Bushatit. Krishtlindjet na japin shprese ne keto dite festash. Une uroj mbaresi per keta banore. Nga Shkodra Meta ka uruar te gjithe besimtaret e krishtere per kremtimin e lindjes se Jezu Krishtit. Sapo ka mbaruar mbledhjen e mbremjes se 24 dhjetorit me Komitetin Nderministror te Emergjencave ai eshte nisur ne drejtim te banoreve te permbytur te Bushtit ku ka pritur lindjen e Krishtit ne Malin e Jushit ne komunen Bushat. Gjate kesaj vizite Meta shoqerohej nga ministri i Shendetesise Petrit Vasili prefekti i Shkodres Maxhid Cungu si dhe deputetet e PD-se Gezim Dibra dhe Gjoke Uldedaj. Meta dhe grupi qe e shoqeronte ate kane bere vizita edhe tek disa banore te tjere te kesaj zone qe ndodhen te permbytur dhe i kane uruar ata ne nje nate te tille te shenjte per te gjithe besimtaret e krishtere per mbaresi dhe per shprese se situata qe po kalojne eshte e perkohshme. r.d Ministri Lulzim Basha uron besimtaret ne Shkoder
Ministri i Brendshem Lulezim Basha ka zgjedhur qytetin e Shkodres per te festuar festen e Krishtlindjeve. Basha fillimisht eshte ndalur ne komunen e Dajcit ku se bashku me shefin e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Maksim Malaj kane marre pjese ne meshen e organizuar mesditen e dites se Krishtlindjeve ne kishen e fshatit. Pas meshes Basha dhe Malaj jane takuar me banoret e zones dhe i kane uruar ata jo vetem per festen e tyre por njekohesisht edhe permiresimin e shpejte te situates se permbytjeve ne zone. Ministri Basha ka diskutuar me banoret ne lidhje me problemet qe ata kane si dhe per ecurine e punimeve ne forcimin e argjinatures se Dajcit nje nga problematiket e zones se Nenshkodres. Me pas rreth ores 1400 Basha dhe Malaj jane nisur drejt qytetit te Shkodres dhe jane ndalur ne Arqipeshkvine e Shkoder-Pultit. Ketu ata kane uruar per festen e Krishtlindjeve perfaqesuesin me te larte te fese katolike ne Shkoder Monsinjor Angelo Masafra. Ministri ndodhej ne Shkoder edhe ne cilesine e perfaqesuesit te Komitetit Nderministror te Emergjencave civile. r.d
ERALD KAPRI