Greqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Gruevskit
Duke reaguar ndaj komentit të Gruevskit, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis u shpreh se "kjo deklaratë tregon se kryeministri Gruevski nuk e ka kuptuar mesazhin e komunitetit ndërkombëtar, që është i qartë dhe unanim".
"Orientimi euro-atlantik i vendit dhe popullit të tij kërkon një zgjidhje të pranueshme dypalëshe lidhur me këtë çështje, një emër të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm", deklaroi sot zyra e Bakoyannis.
Në një intervistë për të përjavshmen "Forum", Gruevski shpjegoi se pozicioni i Maqedonisë për një formulë të dyfishtë "është i kushtëzuar nga sjellja e Greqisë në negociatat, që këmbëngul në ndryshimin e emrit kushtetues".
"Greqia kërkon fshirjen e emrit Republika e Maqedonisë, me ndryshim të Kushtetutës, dokumentave personalë, ndërsa për sa i përket identitetit nuk është e gatshme për njohjen e kombit dhe gjuhës maqedonase dhe nuk pranon që të bisedohet për këtë. Në një situatë të tillë, pozicioni ynë logjik dhe i natyrshëm është formula e dyfishtë, me të cilin i ofrojmë Greqisë pranimin e një emri tjetër, ndërsa me të gjithë vendet e tjera të vlejë emri kushtetues", tha Gruevski.